#Përgjegjësi është mos të ketë rrugica të vdekjes!

-

Ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit pengohen të kalojnë nëpër rrugët e ngushta të disa nga lagjeve të Komunës se Çairit në Shkup, Tetovë si dhe Kumanovë në raste emergjente. Ankesat e banorëve që janë në rrezik janë të shumta pasi që janë dëmtuar personalisht në raste të ndryshme të fatkeqësive. Automjetet e kanë të pamundur të hyjnë në disa nga këto rrugë ndërsa kemi parë raste kur ka viktima dhe dëme materiale ku digjen deri në themel shtëpitë apo e tërë banesa.

 

“Po të ishte rruga më e gjerë ndoshta do të shpëtonim diçka nga shtëpia” me këto fjalë e nis tregimin e zonja e shtëpisë nga lagjja Dyqanxhik në komunën e Çairit në Shkup familja e së cilës ngeluri pa shtëpinë për një kohë të gjatë si pasojë e zjarrit të madh.

Zjarrfikësit atë kohë thanë se rruga e ngushtë pengoi ata që të intervenojnë me kohë dhe për këtë arsye shtëpia u dogj deri në themel dhe rrezikoi edhe shtëpitë në afërsi.

“E keni parë sa ndërtesa janë ndërtuar? Keni parë diku parkingje? Kjo është arsyeja pse bllokohen rrugët dhe nuk ka vend as për të kalu automobili e lëre më kombit e urgjences apo kamioni i zjarrëfikësve”, tha Blerim Tahiri, banor.

“Komuna nuk merr masa, banorët ndërtojnë si të duan, një komshi i imi, ka shtuar edhe dy dhoma duke zaptuar kështu edhe rrugën e lagjës e cila na takon të gjithëve. Pse komuna nuk ia ndaloi ndërtimin? Kaosin po e ndërtojnë dy palët, edhe banorët edhe institucionet”, tha Ramadan Bekteshi, banor.

E njëjta ndodh edhe në Tetovë, komandanti i njësisë së zjarrfiksave, Uka Aliti ka theksuar se kjo pamje është e zakonshme dhe çdo vonesë e tyre, varet jeta e njerëzve dhe dëmtime të mëdha materiale.

Rrugicat dhe sokakët kanë infrastrukturë të papërshtatshme të cilat në raste emergjente kur duhet të intervenohet shpejtë e pengojnë rrjedhën e lirë të komunikacionit. Problemin më shumë e rëndojnë edhe mungesa e parkingjeve përreth banesave dhe shtëpive që i detyron banorët t’i parkojnë makinat në rrugë.

 

Nga Komuna e Çairit thonë për Portalb se është problematike kjo çështje sepse banorët shtojnë ndërtime pa leje dhe kështu bllokojnë rrugët.

“Është problematike kjo çështje se banorët shtojnë dhoma apo pjesë ndërtimi pa kërkuar leje dhe pa u miratuar e njejta nga komuna. Pas përfundimit të procesit per legalizim të ndërtimeve do të shqyrtohen kërkesat e banorëve dhe do të merren masa për të zgjidhur këtë çështje”, thonë për Portalb nga sektori për urbanizëm, në këtë komunë.

Banorët pësojnë si rezultat i mos-funksionimit si dhe funksionimit selektiv të autoriteteve komunale për të sanksionuar ndërtimet ilegale që zënë pjesë të rrugëve. Aq më shumë, nuk ka investime në parkingje të reja të cilët do të mundësonin që veturat mos të jenë bllokues shtesë të veturave të emergjencës.

 

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...