Në dy vitet e kaluara, numri i rasteve të shkeljes së të drejtave të gazetarëve në vend është ulur p;r katër deri në pesë herë. Nëse në vitin 2017 ishin regjistruar 20 raste të tilla, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) vitin e kaluar ka regjistruar vetëm katër incidente, prej të cilëve një sulm fizik ndaj një gazetari dhe tre raste të sulmit verbal. Me kalimin e viteve ka rënë edhe “pesha” e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve ka rënë, kështu që gjatë vitit 2019 dhe 2018 ato ishin kryesisht në shënjestër në formën e sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave, transmeton Meta.mk.
Për periudhën 2014 – 2019, ShGM regjistroi gjithsej 57 raste të shkeljes së të drejtave të gazetarëve. Data më zezë janë ngjarjet “E të enjtes së përgjakshme”, kur më 27 prill u regjistruan madJe gjashtë sulme fizike ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Gjatë kësaj, shkeljet në periudhën e trazuar nga 2015 deri në 2017 janë shumë më drastike dhe përveç sulmeve fizike, janë shënuar edhe shkatërrim të pajisjeve dhe kërcënime për jetën e profesionistëve.
Në publikimin e Fondacionit “Metamorfozis“ për vlerësim të progresit të Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e kritereve politike të domosdoshme për anëtarësim në BE, në fushën e reformave në media, theksohet se qëndrimi ndaj gazetarëve në vend ka ndryshuar pas ndërrimit të strukturave qeverisëse në vitin 2017. Zyrtarë të lartë dhe të emëruar të tjerë abstenojnë nga kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve, që ka rezultuar me zvogëlim të rasteve të shkeljes së të drejtave të gazetarisë, ndërsa gjykata për herë të parë ka shqiptuar edhe dënim me burg prej 6 muajsh për sulm ndaj një gazetari.
Në publikim theksohet se shumica e këtyre shkeljeve në periudhën pas vitit 2017 janë zgjidhur ose janë në proces të zgjidhjes, si dhe inkurajon fakti që situatën e përmirësuar e ka regjistruar edhe Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësim të lirisë së mediave dhe për mbrojtje të gazetarëve.
Pavarësisht përmirësimet e tilla, SPGPM dhe Shoqata e Gazetarëve (ShGM) në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve shtetërore të bëjnë ndryshime në Kodin penal, me të cilat do të gjendej mënyrë për trajtim më të rreptë, në drejtën penale, për sulmet ndaj gazetarëve. Këto kërkesa përsëriten pas çdo shkeljeje të re që regjistrohet, siç ishte rasti ditëve të kaluara me kërcënimet dhe fyerjet e Emil Jakimovskit ndaj gazetarëve Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska.