fbpx

RMV, ndotja e ajrit është vetëm një nga problemet e shumta mjedisore

-

Në vendin tonë u bë trend që çdo vit, gjatë muajve të dimrit, të alarmohet për ndotjen e ajrit, por të dhënat e fundit të Entit shtetëror të statistikës (EShS) zbulojnë se ky është vetëm një nga problemet e shumta mjedisore në vend, të cilat nuk janë aq shumë “dukshme” si ajri helmues, njofton Meta.mk.

Ndër problemet dhe mangësitë, të cilat janë identifikuar përmes projekteve të ndryshme, studimeve dhe dokumenteve të planifikimit, janë mungesa e sistemeve komunale të integruara për menaxhim të mbeturinave të ngurta dhe të sistemeve për menaxhim me lloje specifike të mbeturinave, përfshirë mbeturinat e rrezikshme.

Mbulimi i pamjaftueshëm i vendbanimeve dhe komunave me sisteme për mbledhje dhe trajtim të ujërave të zeza (veçanërisht për aglomeracione me mbi 10,000 banorë). Mungesa e menaxhimit të integruar të pellgjeve lumore në përputhje me Ligjin e ri për ujërat. Ndotja e tokës që rezulton në prodhimin e produkteve bujqësore me cilësi të papërshtatshme nga zonat me toka të ndotura.

“Ekziston problem në sigurimin e menaxhimit adekuat të trashëgimisë natyrore. Me përjashtim të parqeve kombëtare Pelister, Mavrovë dhe Galiçicë, si dhe disa monumenteve të natyrës, për objektet tjera të natyrës ende nuk ka të emëruar subjektet menaxhuese. Vendosja e financimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura është një sfidë e madhe. Procedura për revalorizimin e zonave të mbrojtura dhe valorizimin e trashëgimisë natyrore të regjistruar është duke vazhduar, kështu që procesi i krijimit të një sistemi kombëtar të zonave të mbrojtura end nuk ka përfunduar plotësisht”, theksojnë nga Enti shtetëror i statistikës.

Ata shtojnë se një problem i veçantë që ka të bëjë me të gjitha ambientet e mjedisit jetësor është sistemi i pazhvilluar i monitorimit mjedisor, me theks në mungesën e të dhënave historike në bazë të të cilave do të përcaktohej gjendjen e saktë e ambienteve dhe do të veprohej në drejtim të zbutjes dhe eliminimit gradual të tyre.

“Pas miratimit të shumicës së ligjeve dhe akteve nënligjore, të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian, mbetet nevoja për fuqizim të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe sigurim të mekanizmave të monitorimit dhe zbatimit të ligjeve si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal. Sigurisht, nuk duhet të lihen pas dore edhe kapacitetet e faktorëve të tjerë, siç është sektori joqeveritar, i biznesit dhe ai shkencor”, theksojnë nga Enti shtetëror i statistikës.

KAPACITETI I DOBËT I VETQEVERISJES LOKALE

Ndër pengesat e detektuara, që problemet e mjedisit jetësor i bëjnë edhe më të mëdhenj, janë mungesa e lidhjes funksionale midis nivelit lokal dhe kombëtar, e cila është e rëndësishme në aspekt të kompetencave dhe detyrave që i kanë marrë njësitë e vetëqeverisjes lokale.

“Kapacitetet e njësive të vetëqeverisjes vendore janë të dobëta, veçanërisht për menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza komunale, krijimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve dhe monitorimin e mjedisit jetësor, përfundimin e sistemit kombëtar të informacionit për mjedisin jetësor, krijimin e inspekcionit lokal, zbatimin e rregulloreve, lëshimin e B licencave të integruara dhe disa prej kompetencave të tjera, në përputhje me kërkesat e BE-së dhe kushtet lokale” thonë në EShS.

Sugjerohet që janë të nevojshme trajnime plotësuese të administratës qendrore dhe lokale për të përshpejtuar fazën e tranzicionit dhe për të siguruar koordinim adekuat vertikal midis autoriteteve.

“Është e qartë se një pjesë e madhe e kompetencave ende mbetet në shpinë të administratës qendrore, megjithatë jo ligjërisht, por vetëm në praktikë. Sigurisht, kjo situatë është kryesisht për shkak të mungesës së fondeve lokale për mjedis jetësor dhe kërkesave të vazhdueshme për mbushjen e këtij boshllëku nga buxheti qendror”, thuhet në publikimin e Entit shtetëror të statistikës.

MASA PËR TEJAKLIM TË DOBËSIVE

Prandaj ata rekomandojnë që duhet të ndërmerren masa për të siguruar dhe fuqizuar kapacitetin dhe strukturat institucionale të nevojshme për të përshpejtuar procesin e identifikimit, përgatitjes dhe zbatimit të programeve dhe projekteve sipas kërkesave të fondeve para-aderuese të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetja multilaterale dhe bilaterale që është në e dispozicion.

“Decentralizimi e imponoi identifikimin e një numri prioritetesh dhe veprimesh të dedikuara për të lehtësuar procesin e transferimit të kompetencave nga niveli qendror në atë lokal. Theksi u vu edhe në forcimin e strukturave rajonale dhe lokale me të cilat vendi do të përgatitet për zbatimin e rregullativës, por edhe për shfrytëzim të plotë të fondeve të BE-së. Në këtë kontekst, masat duhet të synojnë të ndihmojnë në procesin e forcimit të sistemit të decentralizuar për menaxhim me projekte, identifikim të burimeve njerëzore të nevojshme për përgatitje dhe zbatim të projekteve të investimeve në nivelin qendror dhe lokal dhe forcimin e kapaciteteve të tyre, si dhe krijimin e kapaciteteve të tyre, si dhe formim të sektorëve dhe njësive në nivel qendror dhe lokal për të forcuar sektorët njësitë për përgatitje dhe zbatim të projekteve infrastrukturore me punësime të reja”, thonë nga Enti shtetëror i statistikës.

Sipas tyre, objektivat operacionale në fushën e mjedisit jetësor duhet të jenë transponimi i plotë i legjislacionit mjedisor të BE-së, përgatitja e dokumenteve të planifikimit brenda një afati të caktuar kohor, masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbatimin e legjislacionit, krijimi i një strukture administrative të forcuar, të gatshme për të siguruar zbatimin e legjislacionit dhe për të menaxhuar procesin e aderimit në BE.

Ndër qëllimet kryesore janë një nivel më i lartë i zbatimit të legjislacionit mjedisor, në përputhje me kërkesat e BE-së dhe detyrimet sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, integrimin e mbrojtjes së mjedisit në sektorët që ndikojnë mbi mjedisin jetësor, monitorim, analizë dhe vlerësim të gjendjes së mjedisit jetësor dhe raportim për gjendjen, ngritje të vetëdijes rreth çështjeve mjedisore, zvogëlimi i efekteve negative nga ndryshimet e klimës dhe krijimi i një sistemi masash për uljen e gazrave të serrës dhe rritje rë kapaciteteve për të përshtatur sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.