fbpx

Gjykatësit të shqetësuar se duhet publikisht të mbrohen nga presionet

-

Shoqata e Gjykatësve sot nuk ka dalë me ndonjë qëndrim konkret lidhur me “bombat” e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, por ka shprehur shqetësim, lidhur me faktin se gjyqësori duhet të mbrohet publikisht nën presione. Nga Shoqata e gjykatësve thonë se me qëndrim konkret do të dalin vetëm atëherë kur të jenë dëgjuar të gjitha gjykatat në vend.

“Në kontekst të zhvillimeve të fundit dhe audio regjistrimeve të lëshuara nga njëra prej partive politike, të cilat në publik theksohen si ndërhyrje direkte e gjyqësorit dhe sulm mbi pavarësinë e gjykatësve, Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë thekson shqetësimet dhe beson se është e papërshtatshme që gjykatësit të vihen në një pozicion të mbrohen publikisht nga presionet. Në këtë drejtim Këshilli drejtues arriti në përfundimin që ti dëgjojë mendimet dhe ti përmbledh qëndrimet e degëve të të gjitha gjykatave pas së cilës do të pasojë një qëndrimin konzinstent”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gjykatësve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.