fbpx

LSDM ka dorëzuar fakte të reja për përgjimet

-

LSDM-ja, nëpërmjet avokatit të saj ka njoftuar se deri tek Prokuroria ka dorëzuar materiale të reja, lidhur me padinë  e ngritur për përgjim të paligjshëm.

Përpos materialeve të dorëzuara nga shpërthimi i parë i “bombës”, në prokurori janë dërguar edhe audio-incizimet nga konferenca e dytë për shtyp e mbajtur nga Zaevi, të dielën. Në Prokurori janë dërguar biseda mes ministres Jankullovska me ministrin Stavreski, shefit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe Musa Xhaferit të BDI-së, biseda mes Jankullovskës dhe ish ministrit për drejtësi Mihajllo Manevski, si dhe biseda mes gazetarit Latas dhe Filimena Manevska.

“Si fakte janë dorëzuar të gjitha incizimet të cilët publikisht janë prezantuar. Presim që Prokuroria Publike ti merr parasysh edhe këtë prova dhe të veproj sipas ligjit”, deklaroi avokati Filip Medarski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.