fbpx

 “Plenumi studentor”: Zgjidhja nuk është në udhëtime, por në riparimin e shtëpive

-

“Plenumi studentor” shpreh pakënaqësi nga metoda dhe mënyra me të cilën Qeveria tenton t’i blej studentët që t’i harrojnë problemet dhe kushtet nëpër shtëpitë studentore, shkruan në faqen e Facebook-ut të “Plenunit”.

Ata reagojnë ndaj deklaratës së djeshme të kryeministri Nikolla Gruevski i cili premtoi udhëtime në destinacione tërheqëse për studentët që do të tregojnë sukses më të lartë se 9,50.

“Kryeministri Nikolla Gruevski duhet të dijë se pasi studentët me mesatare prej 9,5 do ta përdorin masën e tij, që me siguri në kokën e tij dhe të ministrave është masë për më shumë mësim dhe lexim, do të kthehen në shtëpitë e mjerueshme ku jetët i kanë në rrezik. E njoftojmë kryeministrin, në rast se nuk e din, se shtëpitë studentore në Maqedoni janë simbol i hororit dhe shkëlqimit të mizorisë, që është e palejueshme” thuhet në statusin e tyre.

Ata kërkojnë që urgjentisht politikat ditore të largohen nga arsimi dhe standardi i studentëve më në fund të përmirësohet.

“Zgjidhja nuk është në tabletat dhe udhëtimet në Paris apo Londër, por në riparimin e shtëpive studentore, ngritjen e standardit studentor, beneficionet për studentët dhe zhvillimin e arsimit cilësorë, që do të jenë larg politikave ditore” shtojnë nga “Plenumi”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.