fbpx

Filloi takimi i liderëve, Gruevski eviton gazetarët

-

Ka filluar takimi i liderëve në Klubin e deputetëve në Shkup. I pari arriti lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ndërsa pas tij edhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli. Më pas arriti edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, euro- komisari Aivo Orav dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

I fundit arriti kryeministri Nikolla Gruevski i cili evitoi kamerat e gazetarëve dhe u fut nga dera dytësore.

Në këtë takim të liderëve, kryetarët e VMRO DPMNE, LSDM, BDI, PDSH do të tentojnë të arrijnë marrëveshje edhe pse kjo në shikim të parë është vështirë për t’u besuar sepse të dy partitë më të mëdha qëndrojnë në pozicionet e tyre.

Gruevski paralajmëroi se VMRO DPMNE do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të lejoj të bie në ujë marrëveshja e 2 qershorit ndërsa partia opozitare tha se nuk do të ketë zgjedhje me qeveri në krye me Gruevskin.

Në takimin e sotëm nuk do të merr pjesë euro- komisari Johanes Han, por paralajmëroi se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me liderët partiak.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.