fbpx

Sot më orën 18, protestë e re kundër vendimit të Ivanov

-

Protesta kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov, që t’i amnistoj të gjithë politikanët ndaj të cilëve janë ngritur hetime apo procedura gjyqësore, vazhdon edhe sot prej orës 18 ndërsa fillimi është caktuar para hapësirave të PSP-së.

Në njoftimin në Facebook thuhet:

“Vazhdojmë me protestë të qetë për mbështetjen e PSP-së sot prej orës 18.00 dhe u bëjmë thirrje qytetarëve dhe qytetareve që të na bashkëngjiten. Po tubohemi para PSP-së, vazhdojmë me marshin deri te Ministria e Padrejtësisë dhe Zyra nacionale e Jo- presidentit. Nuk do të ‘ju kalojë amnistia e politikanëve të kriminalizuar dhe zhvlerësimi i PSP-së”.

Ndërkaq, protesta para selisë së VMRO DPMNE-së mbrëmë në pjesën më të madhe kaloi qetë.

Qetë kaloi edhe protesta në afërsi të selisë së LSDM-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.