Banorët dhe vizitorët e Shkupit edhe vitin e ardhshëm nuk do të mund të përdorin sistemin publik për vetë-marrje me qira të biçikletave. Shkupi është një nga kryeqytetet e pakta evropiane që nuk ka sistem të tillë që duhet të plotësojë ofertën për udhëtime me transport publik, i cili do t’u mundësonte qytetarëve, me çmimi të ulët dhe thjeshtë, të marrin me qira biçikletë në një vend dhe ta lënë atë në një pikë tjetër në afërsi të destinacionit të tyre përfundimtar të udhëtimit, njofton Meta.mk.

Sistemi i mëparshëm për marrjen të biçikletave me qira, të cilin e menaxhonte NP “Parkingu i qyteti” – Shkup, është jofunksional për të tretin vit radhazi. Qyteti i Shkupit i tha “Meta.mk” se ata nuk do të nxitojnë me implementimin e sistemit të ri, me të cilin parashikohet vendosja e 30 pikave për marrje të biçikletave nëpër Shkup, ku qytetarët do të mund të merrnin me qira biçikletë përmes SMS-së ose kartë kreditit.

Arsyeja për këtë, shpjegojnë autoritetet e qytetit, është gjetja e një zgjidhjeje optimale për zbatim, ku nuk do të përsëriten gabimet e NP “Parkimi i Qytetit” nga 10 vjet më parë, kur për shkak të furnizimit dhe ofertës joadekuate projekti dështoi.

“Vlerësimi për momentin është se një marrëveshje e plotë koncesioni do të ketë implikime financiare, por edhe implikime për rregullimin e trafikut të qytetit,” thonë nga Qyteti i Shkupit, duke shpjeguar pse nuk ka progres në zbatimin e këtij projekti.

Nisma qytetare “Me rrota” mendon se është shumë herët për të zbatuar sistem publik për marrje me qira të biçikletave në Shkup, sepse së pari duhet të sigurohet infrastruktura themelore, duke përfshirë: shtigjet në të gjitha pjesët e qytetit, bordurat e ulëta që do të sigurojnë qasje në shtigjet, qasje më të madhe për biçikletat në bregun e lumit Vardar, zgjidhja e problemit me parkimin e veturave në trotuare dhe qendra e Shkupit të rritet në një zonë ku këmbësorët, çiklistët dhe transporti publik do të kenë përparësi mbi veturat.

“Nëse 2021 bëhet vit i rëndësishëm për trafikun e biçikletave dhe shtigjet në një përpjesëtim të ngjashëm me vitin 2020 për automobilin, besojmë se veç në vitin 2022 do të ketë kushte themelore për zbatimin e një sistemi të tillë”, thonë nga nisma “Në rrota” për “Meta.mk”, e lidhur me fillimin e aplikimit të sistemit publik për qiradhënie të biçikletave.

Ndryshe, “Meta.mk” një kohë më të gjatë është duke shkruar se në shtete tjera në vendbanime shumë më të vogla se Shkupi, që nuk janë as kryeqytete, tashmë kanë implementuar projekte të tilla. Paralelisht me kufizimin e lëvizjes së makinave në zonat qendrore të qytetit, autoritetet e qytetit lejojnë që qytetarët e këtyre vendeve të përdorin biçikleta publike si mjet transporti, që në fakt e plotëson ofertën e shërbimeve të transportit publik atje.