fbpx

Shtatë vite po kryhet remont i hekurudhës Nogaevc-Negotinë në Korridorin 10

-

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e RMV-së tanimë shtatë vite po kryen remont të linjës hekurudhore Nogaevc-Negotinë. Ky seksion i Korridorit 10 është i gjatë 31 kilometra, a aktivitetet e kryera po zvarriten në kohë kur shtetet fqinje si Bullgaria, Greqia dhe Serbia ndërtojnë linja të shpejta hekurudhore në korridoret kryesore panevropiane që kalojnë nëpër territoret e tyre, shkruan Meta.mk.

Remonti i hekurudhës ka filluar në dhjetor të vitit 2013 kur ministri i atëhershëm i Lidhjeve, Mile Janakieski premtoi se afati për kryerjen e rikonstruktruimit do të jetë një vit, derisa pas seksionit trenat në të ardhmen do të lëvizin me shpejtësi prej 120 kilometra në orë. Shtatë vite më vonë, autoritetet kompetente nuk duan të komentojnë për këtë projekt, vetëm se remonti i seksionit hekurudhor është kah fundi.

“Në lidhje me pyetjen tuaj për mbarimin e remontit të linjës hekurudhore Nogaevc-Negotinë dhe afatin e parashikuar për realizimin e projektit, ju themi që për përgjigje të drejtoheni deri te NP për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e RMV-së, e cila është palë përgjegjëse me zbatuesin e këtij projekti”, thanë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Meta.mk deri te NP për Infrastrukturë Hekurudhore në tre javët e kaluara dy herë ka dërguar pyetje në lidhje me linjën hekurudhore në fjalë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje se kur do të mbarojë remonti i hekurudhës së Korridorit 10. Në ndërkohë, trenat në këtë seksion nuk mund ta arrijnë shpejtësinë e premtuar prej 120 kilometrave në orë. Për vonimin e këtij projekti kemi shkruar edhe në vitin 2019-të.

Remonti i linjës hekurudhore Nogaevc-Negotinë bëhet me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilin vendi e mori në vitin 2010-të. Kredia është marrë për remonti të tre seksioneve të Korridorit 10 në gjatësi prej 54,3 kilometra, gjatë së cilës deri më tani janë mbaruar punët ndërtimore në pjesën Miravc-Smokvicë dhe Tabanovcë-Kumanovë.

Remonti i linjës hekurudhore Nogavc-Negotinë kushton gati 9,4 milionë euro, a hera e fundit që ky seksion është rikonstruuar është në vitin 1968.

Si rezultat i investimeve të vogla në infrastrukturën hekurudhore tërë periudhën e kaluar, në hekurudhën prej Tabanovcit deri në Gjevgjeli trenat kanë lëvizur me shpejtësi të ngadalësuar në disa pjesë të hekurudhës, që kontribuon në rritjen e kohëzgjatjes së udhëtimit. Përndryshe, mu Korridori hekurudhor 10 është hekurudha kryesore nëpër të cilin lëvizë thuajse tërë transporti ngarkues hekurudhor në vend dhe paraqet korridor funksional panevropian në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.