fbpx

Si duket “Nata e thikave të gjatë” që e dëshiron Valentina Bozhinovska?

-

Drejtorja e Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska, mbrëmë mbajti fjalim kërcënues me gjuhë të urrejtjes duke thënë se tubimi para KSHZ-së është “nata e thikave”.

“T’i përshëndetës mbrojtësit, kjo natë është nata e thikave, kjo natë është ose nata e arsyes ose e çmendurisë së një personi. Tradhtarit të fundit maqedonase, Zoran Zaev…do të ndodh që një ditë të thoni “ejani vëllezër dhe motra të tubohemi dhe të nisemi, të shohim kush do të jetë mbret e kush spiun” deklaroi Bozhinovska.

Ndryshe, “Nata e thikave të gjatë” është emri i spastrimit në Gjermaninë naciste nga 30 qershor deri 2 korrik në vitin 1934, kur mbështetësit e Adolf Hitlerit kryen sërë ekzekutimesh ndaj kundërshtarëve.

Në operacionin i njohur si “Kolibri” të paktën 85 persona u vranë ndërsa mijëra përfunduan në burg me asistencë të njësitit CC, Gestapo dhe policisë sekrete.

Në ato disa natë, Hitleri aktivizoi radhët për ekzekutim dhe e kreu spastrimin që e promovoi si gjykatës suprem i popullit gjerman, e vendosi ushtrinë nën kontroll dhe ia rriti popullaritetin e klasës së mesme e cila kërkonte “rend dhe ligj”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.