fbpx

Çfarë fliste kandidati i ri për shef të MBP-së me Jankulloskën

-

Mitko Çavkov, propozimi i kryeministri Nikolla Gruevskit, për ministër i ri i punëve të brendshme i cili do të vijë në vendin e Gordana Jankulloskës ishte i përmendur në bombën 27 të Zoran Zaevit.

Kur i publikoi bisedat, Zaev tha se këto janë dëshmi për atë se kush dhe si e ka kryer përgjimin.

Ja edhe biseda.

Bisedë mes Gordana Jankulloskës dhe Mitko Çavkov.

Çavkov: Alo?

Jankulloska: Alo, Mite. Mirëmbrëma, si je?

Çavkov : Mirëmbrëma ministre. Mirë jam, më mirë.

Jankulloska: Mirë, nuk është pak vonë.

Çavkov: Në rregull, nuk është problem.

Jankulloska: Nuk fle kaq herët.

Çavkov: Nuk është problem.

Jankulloska: A be dëgjo. Thash të dëgjohem edhe njëherë. Tani me drejtorin Sasho bisedonim, por më mirë kur flet me më shumë persona, je më i qetë.

Çavkov: Ashtu.

Jankulloska: Rreth ligjit për ndjekjen e komunikimeve. Apo tani po merremi vesh me “komunjarët”, kemi negociata, bisedojmë, disi të bëjmë të kalojë, na është bllokuar e tërë puna…

Çavkov: Mirë.

Jankulloska: Rreth vëzhgimit, komisionit…

Çavkov: Ashtu.

Jankulloska: Tani ata pranuan, i tërë qëndrimi ku thonë pa paralajmërim dhe në përbërje të plot fshihen, ta fshijmë.

Çavkov: Mirë.

Jankulloska: Dhe kjo do të thotë se Komisioni do të sjell vendim me shumicë votash…

Çavkov: Është njësoj…

Jankulloska: Dhe do të na paralajmëroj, kur të themi ne, do të vijë.

Çavkov: Ashtu.

Jankulloska: Siç është deri më tani në fakt.

Çavkov: Do të thotë, ata janë për atë që të fshihet ky paragraf.

Jankulloska: E pra jo, tani ky është kompromisi.

Çavkov: Aha. Dakord.

Jankulloska: Ata duan që të fshihet fjala “përbërja e plotë”

Çavkov: Përbërja e plotë…

Jankulloska: Ne jemi që të fshihet “pa paralajmërim”…

Çavkov: Mirë.

Jankulloska: E tani që të lëvizim, e ky paragraf është me këto dy segmente

Çavkov: Aha.

Jankulloska: Që të lëvizim disi, thash le të fshihet i tërë paragrafi i nenit.

Çavkov: Po, mendoj se është mirë.

Jankulloska: Edhe unë mendoj se është mirë. Ju paraqita drejtorit.

Çavkov: Po.

Jankulloska: Ai thotë, nëse ti mendon se është mirë, dakord. Sepse kishte dalë ai, tani nuk e ka ligjin para vetes…

Çavkov: Ashtu, ashtu. E di këtë.

Jankulloska: Dhe thotë, nëse mendon se është mirë, dakord. Ndërsa unë kështu mendoj se është në rregull. Por, them të dëgjohem me dikë tjetër.

Çavkov: Edhe unë mendoj se është dakord.

Jankulloska: Edhe unë. Sepse ai nen, 36 faktikisht që e shtuam është po ky…

Çavkov: Ashtu.

Jankulloska: Se është në përbërje të plotë dhe pa paralajmërim ndërsa miratohet…e ata shtojnë se miratohet  vendimi me shumicë votash.

Çavkov: Po.

Jankuloska: Sepse ata kanë të drejtë në nenin paraprak 100 dhe se kanë të drejtë të kontrollojnë, kanë qasje deri tek…

Çavkov: Ashtu, ashtu, ashtu…

Jankulloska: …pajisje dhe mjete për ndjekjen e komunikimeve.

Çavkov: Ashtu. Komisionin e kanë ata.

Jankulloska: Po de, por kjo është kjo. Por, kjo do të thotë se do të marrin vendim dhe do ta njoftojnë ose ministrin ose drejtorin, tani, këdo që të njoftojnë. Ne u thamë, ejani këtë dhe këtë ditë, atëherë.

Çavkov: Ashtu.

Jankulloska: Dhe normalisht, ata janë shumicë, do të vinë, do të thonë: Aaa, po përgjohet i tërë shteti. Ne do të themi se nuk përgjohet. Dhe kaq.

Çavkov: Ashtu. Mendoj se mundet.

Jankulloska: Dhe kaq do të jetë.

Çavkov: Mendoj se po, po. Mundet.

Jankulloska: Sepse ky do të ishte kompromisi.

Çavkov: Po, po, po…

Jankulloska: Edhe atë me 28…48 që më thatë se mund t’ua pranoj, do t’ua pranoj edhe tjetrën…

Çavkov: Këtë komoditet po e prishim ne, por mund ta bëjmë.

Jankulloska: A be tani shih, saktë, por duhet disi, nëse nuk kalon, do të dështoj sistemi.

Propozim kandidati për ministër i ri i brendshëm, Mitko Çavkov, ka diplomuar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup në vitin 1986. Në vitin 2011 ka kryer studimet post- diplomike në temën “Zbulimi kriminel në luftën kundër krimit të organizuar”.

Pas përfundimit të arsimit akademik është punësuar në MPB. Prej vitit 1992 deri kah mesi i vitit 1999 ishte numër një i Sektorit për polici kriminele pranë SPB Strumicë ndërsa prej 1999 deri vitin 2001 është zëvendës- kryeshef i SPB Strumicë. Prej vitit 2005 deri në shtator të vitit 2006 ishte inspektor kryesor për kriminalitet financiar pranë Repartit për krim të organizuar ndërsa prej vitit 2006 deri 2012 është she i Repartit për krim të organizuar (sot Qendra për Parabdalimin e Krimit të Organizuar). Prej prillit të vitit 2012 deri në maj të vitit 2013 është numri një i Shërbimeve qendrore policore. Prej majit të vitit 2013 është drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.