fbpx

Maqedonia aktivizon filtrat e e kuotave ditore të për kalimin e refugjatëve?

-

Raporti shtetëror i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për numrin e imigrantëve, të cilëve dje iu janë dhënë vërtetim për  të kërkuar azil tregon se policia në kufirin jugor, regjistron vetëm shtetas nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

“Gjatë periudhës prej orës 00.00 deri 24.00 të 19 nëntorit viti 2015, janë dhënë 2.589 vërtetime për shtetas të huaj. Sipas nënshtetësisë personat që kanë marrë vërtetimet, më shumë në numër  janë shtetasit e Sirisë 1.149, Afganistanit  996,Irakut 474, kurse të tjerët janë një numër më të vogël”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pjesa e fundit të citatit “ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël”, me siguri është punuar sipas kumtesave të MPB-së në të kaluarën me të njëjtin model, për  qarkullimin e imigrantëve, sepse numri i  imigrantëve nga këto shtete është gjithsej 2.589 persona.

Nga MPB kërkuam, por tani për tani nuk kemi përgjigje se a është akoma në fuqi kuota e imigrantëve që në ditë i lëshon nga Greqia.

Zëvendësministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, dje, në kuadër të sesionit të tretë të punës të Salcburgut – forumit që u mbajt në Sofje, Republikës së Bullgarisë, ndër të tjera, tha  se nëpër Maqedoni nuk duhet të kalojnë më shumë se 3.000 imigrantë në ditë. “Duke pasur parasysh gjendjen e re të sapokrijuar me reduktimin e numrit të imigrantëve që kalojnë nëpërmjet marshutës ballkanike dhe të cilët nuk duhet të jenë më shumë se 3.000 në ditë, si dhe ajo që në Republikën e Maqedonisë nga kufiri i jugut vijnë  ndërmjet 7.000 – 9.000 imigrantë, Çavkov theksoi se menaxhimi i kësaj situate do të jetë shumë i vështirë, pa angazhimin e vërtetë të autoriteteve greke, në drejtim të uljes së numrit të imigrantëve që nisen drejt Republikës së Maqedonisë, si dhe pjesëmarrje urgjente aktive të të gjitha institucioneve evropiane, para se gjithash, të Fronteskit dhe Europolit, për të vendosur shpejt në funksion të ashtuquajturat punkte (Hot Spots) në Greqi dhe në Itali”, thuhet në kumtesën në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.