fbpx

Çavkov në Sofje: Nëpër Maqedoni nuk guxojnë të kalojnë më shumë se 3.000 imigrantë në ditë

-

Numri i imigrantëve që kalojnë nëpërmjet të ashtuquajturës marshutës ballkanike, e cila kalon nëpër territorit të Maqedonisë, është i kufizuar dhe nuk duhet të tejkaloj më shumë se 3.000 imigrantë në ditë, ka deklaruar ndër të tjera, zëvendësministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov në kuadër të sesionit të tretë të punës Salcburg- forumi i cili mbahet në Sofje, Republika e Maqedonisë.

Çavkov deklaroi se zbatimi i masave të kësaj gjendje të re do të jetë shumë e vështirë nëse Greqia nuk “angazhohet në të vërtetë” dhe nuk ul numrin e imigrantëve të cilët nisen në Maqedoni, dhe sipas ministrit ky numër aktualisht është 7.000 deri 9.000 imigrantë në ditë.

“Duke pasur parasysh gjendjen e re të sapokrijuar me reduktimin e numrit të imigrantëve që kalojnë nëpërmjet marshutës ballkanike dhe të cilët nuk duhet të jenë më shumë se 3.000 në ditë, si dhe ajo që në Republikën e Maqedonisë nga kufiri i jugut vijnë  ndërmjet 7.000 – 9.000 imigrantë, Çavkov theksoi se menaxhimi i kësaj situate do të jetë shumë i vështirë, pa angazhimin e vërtetë të autoriteteve greke, në drejtim të uljes së numrit të imigrantëve që nisen drejt Republikës së Maqedonisë, si dhe pjesëmarrje urgjente aktive të të gjitha institucioneve evropiane, para se gjithash, të Fronteskit dhe Europolit, për të vendosur shpejt në funksion të ashtuquajturat punkte (Hot Spots) në Greqi dhe në Itali”, thuhet në kumtesën në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri ka theksuar se punonjës të MPB-së janë në terren dhe  po bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e një numri më të madh imigrantësh dhe se ndërmerren masa më të fuqishme kundër tregtisë me qenie njerëzore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.