fbpx

Anketa e IRI-it: Pak lexojmë, e shumë më shumë shohim tv dhe jemi në internet

-

Televizioni është burimi primar i lajmeve, qytetarët nuk lexojnë shtypin e ditës, kurse në internet më shumë informohen nga Fejsbuku, tregojnë hulumtimet e realizuara nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI). Në pyetjen a mendoni se  ekziston lira e shprehjes, 51 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk ka, kurse 44% se ka. Televizioni është burimi kryesor për lajmet politike te 87% e qytetarëve, kurse 23% e anketueseve kanë vendosur për internetin, familjen dhe miqtë, për mediat e shkruara kanë vendosur 16%, kurse për radion vetëm 7%.

Sipas hulumtimeve, Alsat-M renditet i pari në rang të Maqedonisë, me 24%. Menjëherë pas Alsatit, vjen Sitel-i me 23%, ndërkaq me 13% TV Kanal5, pastaj 12  % më pak informacionet i marrin përmes “24 Vesti”.Përqindja më e ulët prej 10% e qytetarëve zhvillimet politike i mësojnë nga Telma.

Në pyetjen se cilën gazetë lexoni më shumë lajmet poltike, 63% janë përgjigjur se nuk lexojnë gazeta, kurse 9% e të anketuarve janë përgjigjur se lexojnë gazetën “Koha”, pastaj 7% “Dnevnik”, 6% “Vest” dhe 4 “Lajm” dhe “Sloboden Peçat”. Me 22% Fejsbuku është internet faqja më e vizituar nga qytetarët për informacione nga fusha e politikës, pas kësaj pason “Tajm”, në vend të tretë “Kurir” me 10%  dhe në vendin e katërt është “Portalb” me 6%. Hulumtimet janë bërë nga qendra për hulumtime “Brima” nga 29 shtatori deri më 5 tetor të vitit 2015, nëpërmjet intervistave kokë më kokë, me 1.106 qytetarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.