fbpx

Shilegov: Ivanovi shkel Kushtetutën, punojmë për formim efikas të qeverisë

-

Gjorgje Ivanov shkel Kushtetutën dhe ligjet dhe qartë vihet në mbrojtje të krimit të Nikola Gruevskit, deklaroi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

“Gjorgje Ivanov nuk ka të drejtë që të diskriminojë politikisht. Ivanovi ia ndau mandatin Nikola Gruevskit pa i kërkuar nënshkrime nga 61 deputet dhe pa vendos kushte për programim. Si rrjedhojë, s’ka të drejtë këtë ta kërkojë nga kryetari Zaev. Kjo është shkelje e palejuar e Kushtetutës nga ana e Ivanovit, për çka duhet dhënë llogari edhe sipas Kushtetutës edhe sipas Kodit penale. Me sjelljen e tij, Ivanovi edhe në këtë rast, si dhe paraprakisht me faljet, qartë vihet në mbrojte të krimeve të Nikola Gruevskit. Me këtë, Gjorgje Ivanov rrezikon edhe qytetarët edhe shtetin” deklaroi Shilegov.

I pyetur për koment lidhur me kushtet që duhet të përmbahen në programin sipas Ivanovit, Shilegov tha se as në Kushtetutë, as në Ligjin për qeverinë nuk ekziston obligimi i mandatarit që të prezantojë çfarëdo programi deri tek presidenti, në këtë rast Gjorgje Ivanov.

“Programi prezantohet deri tek deputetët dhe ajo është lëndë miratimi nga Kuvendi, e jo nga Ivanovi” shton zëdhënësi i LSDM-së.

Në pyetjen nëse LSDM ka filluar të grumbulloj nënshkrime për përbërjen e Qeverisë, ai tha se LSDM punon në gjetjen e zgjidhjes që do të sjell formim të shpejtë dhe efikas të qeverisë së re.

Për atë nëse LSDM do të kërkoj përgjegjësi nga presidenti për vendimin e fundit, Shilegov deklaroi se (Ivanov v.j) shkon në historinë politike në momentin kur kjo do të ndodhë me Nikola Gruevskin, me formimin e qeverisë së re.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.