Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë pajtohet me vlerësimin e KE-së se gjendja me lirinë e mediumeve këtë vit në Maqedoni është përkeqësuar. Komisioni, thonë nga SHGM, me të drejtë vlerëson se pjesa më e madhe e mediumeve në vend nuk kanë pluralizëm politike dhe televizioneve nacionale në mënyrë të koordinuar mbështesin partinë në pushtet.

“Komisioni konfirmoi se gazetarët janë të ekspozuar sulmeve të ndryshme, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërmarrë asgjë për të ndëshkuar autorët, në mesin e të cilëve ka pasur edhe politikan. Qartë theksohet se sulmet fizike ndaj gazetarëve, përgjimi joligjor i tyre dhe kushtet e vështira të punës nxisin vetë-censurën.  Komisioni evropian nuk kërkon të përligjen fushatat e qeverisë, të cilat në të kaluarën kanë shërbyer për të ushtruar trysni mbi median, por kërkon transparencë të plotë për mjetet e shpenzuara për këtë qëllim. Në raport këmbëngulet për vendosjen e kritereve për publikimin e fushatave pa pagesë mediatike, të cilat janë me interes të vërtetë publik”- thuhet në reagimin e SHGM-së.

Komisioni Evropian nuk kërkon që të ligjësohen fushatat qeveritare, që shërbejnë për kryerjen e trysninë ndaj mediumeve, por thonë nga kjo Shoqatë, kërkon transparencë të plotë për paratë e shpenzuar deri më tani për këtë synim.