fbpx

Familjeve të pjesëtarëve të policëve të vrarë të ndajë dëmshpërblim prej 70 000

-

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që familjeve të pjesëtarëve të policëve të vrarë të ndajë kompensim financiar në vlerë prej 70 000 euro për familje, në kundërvlerë denarësh. Qeveria me këtë rast ka angazhuar MPB-në të përgatit dhe të dorëzojë informacion për nevojat për ndihma shtesë dhe mbështetje anëtarëve të familjeve të policëve të pësuar.

Qeveria me këtë rast ka ndarë edhe kompensim financiar për pjesëtarët e forcave policore të cilët ishin plagosur në aksionin policor në Kumanovë, për atë më rëndë i lënduar 40 mijë euro, të tjerët nga 35 mijë euro, 25 mijë, 15 mijë, 10 mijë euro deri në 5 mijë euro.

Qeveria ka paraparë edhe kompensim në të holla për personelin mjekësor të angazhuar gjatë gjithë kohës së aksionit në Kumanovë në lartësi prej një rrogë mujore për punonjës mjekësor.

Me këtë rast Qeveria ka formuar edhe Komision për vlerësimin e dëmeve të vendit ku është kryer aksionin. Qeveria ka marrë qëndrim të kryhet zhdëmtim i pronës në vlerë 100 përiqind nga dëmi sipas Raportit të Komisionit. Qeveria me këtë rast ka ofruar edhe ndihmë strehimi derisa të kryhet sanimi i shtëpive, kompensim financiar për qira dhe tjera.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.