fbpx

LSDM me bombë nga Velesi: Në llogarinë e Ivona Talevskës duhej të derdhen 1,3 milion euro

-

Në konferencën e shtypit të kryetari i LSDM në Veles, Pançe Ivanov publikoi regjistrime për tre skandale ku janë të përfshirë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij.

Skandali i parë është për kompaninë e gazetares dhe redaktores Ivona Talevska “Vizaris” ku vet pranon se në llogari do t’i “derdhen mbi 1 milion euro”, pastaj për rastin “Sopoti” si dhe për skandalin me djalin e kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski i cili është kapur me drogë në Greqi dhe si pushteti ka tentuar ta shtyj këtë me njohurinë e Nikolla Gruevskit.

Në regjistrimin e parë dëgjohet se si Dragan Pavloviq Latas i Ivona Talevska bisedojnë për llogarinë e tenderit të “Vizaris”. Talevska thotë se do t’u thotë paratë t’i transferoj përmes saj që mos t’i marrin provizion. Flasin për para që duhet të derdhen në “Sitel” dhe “Veçer”. Talevska thotë se paratë e para për “Vizaris” duhet të lëshohen në vitin 2013. Ajo flet me Latasin për zgjidhjen se si mund të mbijetojë kompania e saj dhe i tregon se duhet t’i derdhen 1. 3 milion euro.

Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijalkov biseduan për atë se si ministri i drejtësisë Blerim Bexheti kërkojnë urgjencë në gjyqësor për disa lëndë madje edhe për rastin “Sopoti”. Ai e pyet Jankuloskën se a është marrë vesh diçka për “Sopotin”. Ajo përgjigjet se për asgjë konkretisht nuk janë marrë vesh sepse për këtë është formuar Komision në Kuvend. Ajo i thotë se i tërë komisioni ka qenë tek ajo. I shpjegon se nuk ka pasur dokumente dhe se në MPB nuk ka pasur kurrfarë dokumenti për këtë dhe se çdo gjë ka qenë e pastruar. Mijalkov thotë se ata janë “kalbur në burg”, kanë qenë në burg dhe nëse tani e tërheqin aktakuzën, ata ashtu se ashtu kanë qëndruar në burg. Mijalkov i thotë se është i bindur se ata janë kryerësit. Jankuloska i thotë se në kohën e tyre është sjellë aktvendimi ndërsa në burg kanë hyrë në kohë tjetër, me garniturë tjetër politike. Ajo i shpjegon se “ata nuk e kanë montuar”.

Gordana Jankuloska dhe Nikolla Gruevski flasin për djalin e Trajko Veljanovski i cili ishte kapur me drogë në kufirin e Greqisë. Ajo thotë se ka “mundësi ta lëshojnë grekët sepse për sasi të vogël nuk shkohet në burg, por është skandal për ne”. Ajo shpjegon se “duhet ta lëshojnë dhe mos të shkruajnë askund”. Jankuloska e informon se ia kanë bastisur makinën ku ka pasur thikë.

Për sonte në Veles është caktuar edhe marshi protestues i LSDM-së

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.