fbpx

LSDM: Lajm i mirë është që Gruevski nuk do të jetë kryeministër në vitin 2016

-

“Lajm i mirë për qytetarët e Maqedonisë është që Gruevski nuk do të jetë kryeministër në vitin 2016. Jo vetëm që nuk do të jetë kryeministër, por Nikolla Gruevski nuk do të ketë kurrfarë pjesëmarrje në jetën politike”, reagojnë nga LSDM pas deklaratës së Gruevskit për rritjen e pensioneve dhe asistencës sociale.

“Me eliminimin e korrupsionit dhe kriminalitetit, që në vit i kushton shtetit 400 milion euro, qeveria e re e LSDM-së realisht, pa borxhe të gjeneratave të ardhshme, do ta rrit dyfish standardin e pensionistëve, për ata që marrin asistencë sociale dhe ata që kanë jetë të rëndë edhe atë gjatë 1 mandatit.  Me ardhjen e LSDM-së në pushtet të gjithë qytetarët do të mësojnë se qindra milion euro Gruevski dhe familja e tij i kanë hedhur nëpër llogaritë e tyre. Pas gjithë kësaj Gruevski s’mund të paralajmëroj asgjë përveç se largimin e tij” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.