fbpx

LSDM: 83% e banorëve të komunës Qendër do të dalin dhe do të votojnë për shpëtimin e QTQ-së

-

Banorët e komunës Qendër duan që të mbahet pamja autentike e QTQ-së, dhe sipas sondazhit më të fundit, 83 e tyre janë shprehur se do të dalin të dielën dhe do të votojnë për mbajtjen e pamjes që Qendrës tregtare, deklaroi sot kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Qendër, Sasha Bogdanoviq.

“Nga kjo kanë frikë Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij. Për këtë kanë filluar t’i zbatojnë metodat e tyre të njohura. Do të sjellin anëtarë partiak nga qytete tjera si Kumanova, Velesi, Prilep të cilët rrejshëm paraqitën si arkitekt dhe i bindin qytetarët se referendum gjoja nuk ka pasur të mbahet- deklaroi Bogdanoviq.

Ai tregoi dokument me, siç tha, vulë dhe firmë të partisë në pushtet me të cilin urdhërohet të largohen afishet dhe mbishkrimet me të cilat informohen qytetarët për referendumin që pritet të mbahet të dielën.

“Jankuloska, për të cilën dëgjuam se është ministre e VMRO DPMNE, e jo e MPB, ka ngritur disa kallëzime penale kundër aktivistëve të cilët kanë shpërndarë material propagandues, që është absurd në çfarëdo vendi minimum demokratik- tha Bogdanoviq dhe iu bëri thirrje banorëve të komunës Qendër të mos lejojnë “Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij për interesat e tyre personale të biznesit të vendosin për QTQ-në”.

“Të dielën në mënyrë masovike ta shfrytëzojnë mundësinë dhe ta shpëtojmë QTQ-në”, tha kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Qendër.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.