fbpx

LSDM dhe VMRO DPMNE mospajtime për shtabet partiake

-

 

Partia në pushtet VMRO DPMNE dhe ajo opozitare LSDM sot shkëmbyen akuza të ndërsjella për atë se cila parti ka seli më të madhe. Dy partitë më të mëdha kërkuan mes vete, selinë partiake ta lëshojnë për konvikt studentor.

“Prona e LSDM është pronë e Ministrisë së arsimit. Partia trashëguese e Lidhjes së komunistëve e ka përvetësuar dhe atë e ka shndërruar në shtab partiak. Kërkojmë nga LSDM menjëherë t’ia kthej shtetit ndërsa Qeveria ta riparoj dhe ta adaptoj në konvikt të ri studentor, ku do të mund të akomodohen 250 studentë nga brendia e Maqedonisë” tha në konferencën e sotme për shtyp Koçe Gavrilov, anëtarë i Unionit të forcave të reja të VMRO DPMNE-së.

Ndaj kësaj partia opozitare reagoi duke thënë se VMRO DPMNE duhet ta lëshoj godinën luksoze në qendër të Shkupit për konvikt studentor.

“UFR pa sukses dëshiron ta fsheh skandalin me pronën e VMRO DPMNE në vlerë prej 11 milion euro, që partia e ka përvetësuar gjatë vitit 2014. Si VMRO DPMNE arriti të përvetësoj 63 objekte nëpër shtet prej rreth 12.000 m/katror? Kujdesi i rrejshëm dhe hipokrit i UFR për studentët dhe të rinjtë. Për shkak të kujdesit të tyre, të rinjtë kërkojnë ardhmëri më të mirë jashtë Maqedonisë” reaguan nga opozita.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.