LSDM: Me bregun e shtrenjtë, paratë e popullit do të përfundojnë në xhepat e dikujt

-

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Ohër, Jovan Stojanoski akuzoi se në seancën e Këshillit të komunës Ohër, në mënyrë mjaft jo- transparente këshilltarët e VMRO DPMNE-së votuan “rishikim shkatërrues të buxhetit”.

“Nga 67 milion denarët e projektuar në buxhet, ato në vend që të shkojnë për investime zhvillimore dhe kapitale, pjesa më e madhe prej tyre apo 36 milion denarë, para të qytetarëve janë shpenzuar për rinovimin e bregut të qytetit “Maqedonia”. Në Ohër, edhe njëherë do të jepen të holla për çokollata, siç do të thoshte Stavreski, në kushte kur qyteti ka mungesë të mjeteve për mbijetesë elementare” shton Stojanoski.

Stojanoski konsideron se qytetarët kanë nevoja tjera shumë më prioritare. Për këtë nevojiten ndryshime për zhvillim më afatgjatë në Ohër që qyteti sërish të jetë tërheqës për jetesë, në vend që të ketë shpërngulje më të lartë në shtet.

“Bakraçeski dhe mentori i tij Gruevski duhet t’ju përgjigjen qytetarëve të Ohrit nëse bregu i shtrenjtë  në qytet është që paratë e popullit të përfundojnë në xhepat e tyre sipas shembullit të projektit “Shkupi 2014”, akuzon Stojanoski.

Nga vetëqeverisja lokale u përgjigjën se LSDM është pa ndjenjë për të paktën përgjegjësi politike e lëre në përgjegjësi civile.

“Rikujtojmë se paratë nga rishikimi i buxhetit do të shpenzohen për projekte të dukshme, që do të jenë për dobinë e përgjithshme të qytetarëve të Ohrit, përfshirë edhe bregun e qytetit, që do ta bëj qytetin edhe më tërheqës. Paratë nuk do të shpenzohen për projekte që edhe sot e kësaj dite nuk shihen, siç këtë e bënin mentorët e tyre nga pushteti i kaluar lokal, që sot janë idhujt e tyre” thonë nga vetëqeverisja lokale.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Për Mbretërinë e Bashkuar, investimi dhe angazhimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, është një imperativ gjeo-strategjik përballë rritjes së pasigurisë globale dhe paparashikueshmërisë. Në të njëjtën kohë, qëllimi ynë është të...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...