fbpx

Vetëm mjekët specialistë nga Shkupi do të marrin rroga më të mëdha

-

Sipas kujt kriteri mjekët specialistë nga Qendra klinike në Shkup dhe spitali “8 Shtatori” do të fitojnë rritje të rrogës, ndërsa ata mjekë të cilët punojnë brenda vendit jo? Këtë çështje e shtroi deputetja Roza Topuzovska-Karovska nga Partia demokratike liberale gjatë seancës parlamentare dedikuar për pyetje deputetësh. Pyetja ishte dedikuar për ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov, por ai nuk ishte i pranishëm në mbledhje dhe në vend të tij, përgjigje pyetjes ia dha zëvendësministri, Jovica Andovski. Ai deklaroi se në maj të këtij viti, të gjithë mjekët kanë marrë rritje të rrogave për 19.2 përqind.

Nuk e kam vërtetë të qartë, se si mundet disa mjekë të marrin rritje të rrogës, e të tjerët jo. Cilat kritere i përdorët kur e sollët këtë vendim? Nuk dua të më kuptoni gabimisht, mua më gëzon ajo që përfundimisht mjekët nuk do të marrin rrogë si administratë shtetërore, por nuk e di përse rroga u është rritur vetëm mjekëve në Shkup. Nëse doni disa mjekë t’i shpërbleni disa mjekë për atë se kanë punuar shumë, jepuni shpërblim në rrogën bazë. Para disa minutash, kryeministri Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen paraprake,  tha se nuk duhet të diskriminohen studentët nga brendia e vendit. Rritja e rrogave vetëm për mjekët nga Shkupi, nuk është diskriminim?-pyeti deputetja Topuzova-Karevska.

Deputetja nuk ishte e kënaqur nga përgjigja e zëvendësministrit dhe edhe njëherë parashtroi të njëjtën pyetje, por kërkoi që përgjigje të marrë në formë të shkruar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.