fbpx

RMV, Deri më 10 korrik mund të dërgohen propozime për Konceptin për arsim në distancë

-

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi Draft-versionin e Konceptit për zhvillim të sistemit për arsim nga distanca në shkollat fillore dhe të mesme në Repubikën e Maqedonisë së Veriut. Koncepti është përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byroja për zhvillim të arsimit, Qendra për arsim profesional dhe trajnim, Inspektorati shtetëror i arsimit dhe Qendra shtetërore e provimeve, në bashkëpunim me USAID-in, UNICEF-in, MCGO, mësimdhënës nga shkollat fillore, shkollat e mesme dhe institucionet e arsimit të lartë në vend, si dhe shumë ekspertë nga sfera e arsimit dhe sferës së TIK-së, shkruan Meta.mk.

“Koncepti nuk do të përdoret vetëm në kushte krize, fatkeqësi elementare ose gjendje të jashtëzakonshme, por platforma kombëtare dhe të gjithë funksionalitetet e tjera të saj do të përdoren edhe në punën e përditshme të shkollave, në kombinimin e mësimit të rregullt me e-përmbajtje, në ofrimin e burimeve dhe qasjeve të ndryshme të të mësuarit, në kontrollimin e arritjeve të nxënësve, si dhe në ndjekjen dhe vlerësimin e procesit arsimot nga ana e institucioneve kompetente arsimore me një qëllim të vetëm – të vendoset sistem fleksibil i arsimit nga largësia, i përshtatur për nevoja individuale, si dhe i përdorueshëm për mësim në shkollë”, thonë nga MASH.

Koncepti përmban drejtim në tre sferat kyçe në të cilat do të zhvillohet sistemi: politikat arsimore, mbështetja teknike/teknologjia arsimore dhe pedagogjia.

Deri më 10 korrik (e premte) të gjithë të interesuarit të cilët mund të kontribuojnë drejt përgatitjes së përmbajtjes sa më cil[sore të këtij dokumenti, mund të dorëzojnë propozime dhe sugjerime në adresën elektronike [email protected].

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.