fbpx

RMV, Inspektorët do të “hyjnë” në onlajn orë të mësimit për të monitoruar se si punojnë mësimdhënësit

-

Me fillimin e vitit të ri shkollor, inspektorët shtetërorë të arsimit do të kenë kompetenca që pa paralajmërim të bashkëngjiten në onlajn orët e mësimit për të monitoruar punën e mësimdhënësve. Ashtu siç do të kenë nxënësit emra të përdoruesve dhe fjalëkalime, ashtu do të kenë edhe inspektorët, me çka ata do të kenë qasje në onlajn platformën kombëtare (e cila është në zhvillim e sipër), në të cilën nga 1 tetori do të zhvillohet mësimi.

Deri vitin e kaluar, inspektorët hynin në shkolla në orët e mësimit, zakonisht me njoftim paraprak, për të monitoruar punën e mësimdhënësit dhe për të përcaktuar nëse po arriheshin qëllimet arsimore të orës mësimore.

Tome Spirovski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA), tha për “Meta” se inspektorati tashmë ka përgatitur një plan për të monitoruar punën e mësimdhënësve.

“Tashmë kemi plan për të monitoruar punën e mësimdhënësve dhe profesorëve. Angazhimi i tyre do të monitorohet në varësi të zgjedhjes së bërë nga shkolla, nëse ajo ka zgjedhur të organizojë onlajn mësim ose me prani fizike. Do të bëjmë mbikëqyrje edhe me prani fizike në shkolla, por gjithsesi, aty ku ka nevojë, do të hyjmë onlajn. Inspektorët tanë do të jenë në gjendje të hyjnë, ne si ISHA do kemi qasje dhe do të kemi të drejtë të përcjellim drejtpërdrejt orën e mësimit së bashku me nxënësit” shpjegon Spirovski.

Këto ditë, shkollat ​​po përgatiten për vitin e ardhshëm shkollor, i cili për herë të parë në histori do të fillojë më 1 tetor. Drejtorët paralajmërojnë se ata nuk kanë para të mjaftueshme dhe pajisje IT, ndërsa Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) thotë se ata do të duhet të fillojnë me burimet që shkollat i ​​kanë në dispozicion aktualisht, sepse tani menjëherë nuk do të ketë burime shtesë.

Ministrja e re për arsim dhe shkencë, Mila Carovska, sot në një intervistë për “Meta” tha se është sfidë e madhe për të filluar vitin shkollor në këtë mënyrë.

“Aksesi për të gjithë fëmijët nuk do të jetë i barabartë sepse si shtet nuk kemi kushte për këtë. Dua të kem arsimin më të mirë të digjitalizuar dhe në 10 vitet e fundit të kishim investuar me kapacitet të madh në sistemin arsimor, por arsimin nuk e gjejmë në situatë aq të favorshme. As ministri i mëparshëm dhe as ai i para tij nuk janë fajtorë për këtë, thjesht nuk kishte ndoshta asnjë strategji shtetërore për të investuar në arsim. Dua të krijoj kushte që një numër i madh i fëmijëve të fillojnë me onlajn mësim përmes një platforme kombëtare, e cila do të mbetet në sistem si një burim dhe nxënësit do të mund ta përdorin atë kur mësojnë në klasë”, tha ministrja.

Ndryshe, MASH nesër do të fillon trajnimin e mësimdhënësve për përdorimin e Platformës nacionale për mësim në distancë. Ministria njoftoi se Platforma do të lëshohet në përdorim më 1 tetor.

“Testimi i platformës do të realizohet në dy faza. Testimi në shkollat pilot do të realizohet më 24 dhe 25 shtator. Testimi në nivel të gjithë shkollave të shtetit do të realizohet në periudhën prej 28 deri 30 shtator. Platforma nacionale për mësim në distancë do të jetë në dispozicion më 1 tetor”, deklarojnë nga MASH.

Ndryshe, MASH raportoi se 113 shkolla fillore kanë kërkuar mbajtjen e mësimit me prani fizike. Prej 113-të shkollave, 79 janë fillore dhe 34 të mesme.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e parë formoi Komisionin që do të vendosë për ndonjë shkollë të caktuar se a do të ndjekë mësimin me prani fizike apo online, nëse paraprakisht parashtrohet një kërkesë e tillë.

Gjatë javës së kaluar nxënësit e shkollave të mesme protestuan në Shkup kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar. Gjithashtu, protestuan edhe nxënësit gjimnazistët e Strumicës. Kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme ishte kthimi i tyre në shkollë dhe vazhdimi i mësimit, qoftë edhe në formë të kombinuar. Këto iniciativa janë përkrahur edhe nga Megjashi.

Sipas ligjeve në fuqi, shkollat duhet të fillojnë mësimin më 1 shtator në shkolla, ndërsa propozimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.