Për 24 vite si shtet i pavarur dhe krahas shumë përpjekjeve, deri më tani në Maqedoni kishte vetëm një referendum të suksesshëm edhe një në nivel lokal si dhe një nismë civile për referendum në nivel komune, por edhe ajo ishte e pasuksesshme…
Andrej Zhernovski, kryetarit i komunës Qendër u takua me Nikolla Rilkovskin, kryetarin i Komisionit zgjedhor shtetërorë dhe me kryetarin e “Most”, Darko Aleksov, lidhur me referendumin që do të mbahet më 26 prill ku banorët e komunës Qendër duhet të vendosin nëse do të ndryshohet fasada e QTQ-së në barok apo do të mbahet pamja e vjetër.
Njëkohësisht, dolën spekulime dhe se është e mundur në nivel të Shkupit të organizohet kundër- referendum, ku të gjithë banorët e Shkupit, jo vetëm të Qendrës, do të deklaroheshin për pamjen e QTQ-së.
Vendimi për referendumin u miratua në seancë të Këshillit të komunës Qendër, por polemika zhvillohet rreth asaj se nëse duhet vetëm banorët e Qendrës apo të gjithë qytetarët e Shkupit të votojnë për pamjen e fasadës së QTQ-së, që hapi dyshim tek qytetarët nëse referendumi do të jetë i suksesshëm apo, siç ishte rast deri më tani, do të kërkohet mënyrë që ai të mos mbahet apo të jetë i pasuksesshëm.
Referendumi i vetëm i suksesshëm nga pavarësimi i Maqedonisëështë ai për pavarësinë e shtetit nga ish RFSJ, i mbajtur në vitin 1991. Atëherë, për pavarësinë e Maqedonisë votuan 1.079.308 qytetar gjegjësisht 95.09% nga personat me të drejtë vote në pyetjen: “A jeni për shtet sovran dhe të pavarur të Maqedonisë, me të drejtë të hyrjes në lidhje të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë” duhej të përgjigjeshin me “pro” dhe “kundër”.
Përpjekja e pasuksesshme për referendumin e vitit 2004 u shpall që qytetarët të deklarohen për Ligjin e ri të miratuar kushtetues për ndarjen territoriale të Maqedonisë. Referendumi u mbajt më 7 nëntor të vitit 2004, me kërkesë të 180.545 qytetarë me të drejtë vote. Në referendum shumica e qytetarëve votuan kundër ndarjes së re territoriale, por ai u shpall si i pasuksesshëm sepse në votim nuk kanë dalë 51% nga popullata e përgjithshme. Iniciues për grumbullimin e firmave ishte Kongresi botërorë maqedonas.
Një referendum të suksesshëm dhe një të pasuksesshëm kishte edhe në nivel lokal
Referendumi i suksesshëm ishte në komunën e Gjorçe Petrovit, kur banorët e komunës vendosën të marrin pjesë me mjetet e tyre për ndërtimin e rrjetit fekale me gjatësi prej 40 km. Në votim nga gjithsej 5117 votues, ishin paraqitur 3194 apo 63% prej të cilëve 98% janë deklaruar për vet- kontributin në fjalë.
Dy referendume të pasuksesshme në afat prej 10 viteve në nivel lokal kishte në Shtip
Referendumi i parë u mbajt në vitin 2000 kur 90 milion denarët e mbetur u propozua që të përdoren për ndërtimin e sallës së sporteve për 3000 shikues, që atëherë u vlerësua se pritet të kushtojë 5,2 milion markë. Për të dytën herë në vitin 20004, mjetet duhej të ridestinohen për ndërtimin e liqenit artificial në lumin Otinja. Por, për shkak të inateve partiake- politike, të dy referendumet përfunduan pa sukses.
Paralajmërime për referendume për mjetet e njëjtë në Shtip kishte edhe në vitin 2010 dhe 2014, por asnjëri nuk u realizuar.
Një prej shembujve të rrallë për nismë civile për referendum në nivel komunal është ajo e vitit 2009, nga organizata “Sheshi Liri” nga Shkupi. Kjo organizatë ngriti nismë kundër ndërtimit të çfarëdo objektit fetar në sheshin Maqedoni në Shkup. Kjo nismë përfundoi pa sukses.