fbpx

Grupet e punës do të merren vesh për listën zgjedhore

-

Grupet e punës të partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes në Przhino, sot sërish në Klubin e deputetëve do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për pikat kontestuese lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuar për në prill të vitit të ardhshëm.

Siç mëson “Meta” partitë më të mëdha politike kanë rënë dakord rreth emërimit të anëtarëve të KSHZ dhe kanë pranuar propozimin e LSDM-së sipas të cilit ata do të zgjidhen me formulën 3+3+3 gjegjësisht tre anëtarë të jenë propozim i pushtetit, tre të opozitës ndërsa tre tjerët të zgjidhen me 2/3 të shumicës në Kuvend.

Partitë politike edhe më tej janë larg arritjes së marrëveshjes për votimin e Diasporës dhe kanë avancim të vogël për çështjen e listës zgjedhore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.