fbpx

Qytetarët para Kuvendit të Republikës kërkuan dorëheqje të Todorovit

-

Derisa në Kuvend diskutohej për interpelancën e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, para Kuvendit qytetarët dhe aktivistët brohorisnin “Dorëheqje” dhe “Burg për Todorovin”, protestonin kundër politikave të dëmshme të shëndetësisë.

Ata nga ministri Todorov kërkuan të jep dorëheqje nga funksioni dhe të merr përgjegjësinë morale dhe politike.

Duhet të ketë përgjegjësi për sistemin i cili vret, në vend që të shërojë! Ne qytetarët, jemi të vetëdijshëm se dorëheqja e tij nuk do ta kthejë Tamarën, as sistemin shëndetësor. Por, njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë çmos të parandalojmë viktima të reja të reformave vdekjeprurëse të Todorovit dhe të kemi sistem shëndetësor efikas dhe cilësor, që do të shëronte pacientët.  Qytetarëve iu duhet ministër i cili nuk do të shfrytëzojë shëndetin e tyre për nevojat e partiake politike. Ministri i Shëndetësisë Nikola Todorov në mandatin e tij la trashëgimi jetët e shkatërruara dhe jetë të humbura- tha Adriana Selmani nga nisma qytetare “Hajde”.

Protestuesit me transparentët “Koha është për përgjegjësi”, “Jetët tona nuk janë pikët e tua politike”, “Duam sistem që shëron, jo që vret”, lëshuan dhe audio-filmimin me deklarata nga Todorovi për rastin e Tamarës së vogël dhe disa nga fjalimet dhe deklaratat me të cilat ministri i shëndetësisë në opinion mbrohej me punën e tij.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.