fbpx

Presidenti grek me porosi të ashpra për Maqedoninë

-

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, dha një mesazh të ashpër për Maqedoninë se duhet t’i përmbahet parimeve  dhe të drejtës evropiane nëse dëshiron të bëhet  pjesë e familjes evropiane.
Nga Sofja, pas  takimit me kolegun e tij bullgar Rosen Plevnliev, jo vetëm disa ditë para arritjes së shefit të diplomacisë, Nikolla Poposi, në Athinë, Pavlopulos indirekt ashpër kritikoi sjelljen e qeverisë së Maqedonisë, duke komentuar, se nëse shteti ynë do që t’i bashkëngjitet BE-së atëherë duhet të luaj sipas rregullave evropiane, por edhe të harrojë idenë e marrjes së historisë greke.
– Që të kesh perspektivë evropiane, duhet t’i ndjekësh parimet dhe vlerat evropiane. Evropa është vizion botëror. Nëse do që të kesh perspektivë evropiane, duhet të respektosh parimet, të drejtën institucionale dhe politike evropiane, të drejtën ndërkombëtare krejtësisht dhe sidomos Marrëveshjen evropiane të të drejtave të njeriut. Prandaj IRJM-së i themi se ka perspektivë evropiane dhe perspektivë në NATO. Megjithatë, para se gjithash ajo duhet të respektojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut- theksoi Pavlopulos.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.