fbpx

Aksion në mes të natës për mbulimin e mbishkrimeve “Çfarë bën” dhe “Alo kolonel”

-

Grafite e inspiruar nga frazat që i përdorin bashkëfolësit në audio regjistrimet që i publikon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ashtu siç u paraqitën brenda natës, gjithashtu brenda natës me ngjyrë tjetër janë mbuluar që mos të shihet çfarë shkruan në to.

Edhe pse grafitet si “Çfarë bën”, “Alo Gorde” dhe “Alo kolonel” janë shkruar në vende ku ka edhe grafite tjera që nuk kanë lidhje me bisedat e përgjuara, megjithatë me ngjyrë tjetër janë mbuluar vetëm frazat e audio regjistrimeve.

Përveç grafitet e vjetra të shkarravitura, ditëve të fundit u paraqitën grafite të reja, të inspiruar nga audio regjistrimet më të fundit. Deri më tani grafite të tilla mund të vërehen vetëm në komunën Qendër- komuna e vetme opozitare në Shkup.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.