fbpx

Ligji të ketë nenin Tamara

-

“Neni i Tamarës”, me të cilin do të mbrohen të gjithë rastet e mëtutjeshëm të fëmijëve dhe personave që vuajnë nga sëmundja e rrallë apo kanë probleme urgjente shëndetësore, propozon Ognen Janeski, gazetar dhe aktivist.

Ai këtë ide për herë të parë e theksoi në protestën për rastin e Tamarës që u mbajt të shtunën në Veles. Janeski thotë se në këtë mënyrë Tamara do të jetë në kujtimin tonë ndërsa do të shpëtohen jetët e shumë fëmijëve dhe personave me probleme.

-Ideja më shumë është simbolike dhe duhet të përpunohet, për shembull, çfarë të vendoset në atë nen. Unë, pasi shqyrtove ligjet, mendoj se do të mundej “Neni i Tamarës” të jetë nen për procedura burokratike, kuptohet, të jenë shumë më të shkurta se tani. Megjithatë, burokracia është një prej shkaqeve për vdekjen e Tamarës. Kjo është vetëm atmosferë fillestare që duhet të përpunohet në të ardhmen- thotë Janeski, duke shtuar se tanimë ka ekip juristësh që duan të ndihmojnë.

Nga Ministri e shëndetësisë sot nuk dhanë përgjigje në pyetjen  nëse kanë menduar për këtë ide dhe se a planifikojnë ta zbatojnë nismën.

Megjithatë, edhe nëse vendoset Ministri që mos ta pranoj këtë nismë, profesori i të së drejtës juridike, Osman Kadriu thotë se qytetarët vet mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshim apo për miratim të ndonjë ligji, por se procedura për këtë është e gjatë.

-Nëse qytetarët duan të dorëzojnë nismë të tillë, duhet të mblidhen 10 mijë firma përmes njësive rajonale të Ministrisë së drejtësisë. Gjithashtu, nëse ndonjëri prej deputetëve dëshiron për solidaritet, mund ta merr mbi vete obligimin dhe ai si deputet të dorëzoj nismë për ndryshim të ndonjë nenit apo të ligjit në tërësi, me këtë do të shkurtohet procedura- thotë Kadriu.

Profesoresha Karolina Ristova- Asterud para do kohe në profilin e saj në Facebook kishte shkruar :”Sipas emrave të fëmijëve të ndjerë si viktima të jo- njerëzve dhe njerëzve me ndërgjegje të ndryshme, emërohen ligjet. Ja, unë di, “me të parën” për dy raste në SHBA, Alarmi Amber (Amber Alert) dhe Ligji i Meganit (Megan’s Law). Bëhet fjalë për emra vajzash, madje mendoj të moshës së Tamarës. Ka legjislativ që lidhet me të ashtuquajturin “Vaji i Lorencos” ndërsa në Itali legjislativi lidhur me donimin e organeve mori emrin “Dhurata e Nikollas”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.