fbpx

Komisioni evropian kërkon epilog politik dhe gjyqësorë për “bombat”

-

Euro- komisari për negociata para- aderuese Johaned Han, pas takimit me ministrat e BE-së, tregoi qëndrimin e tij për krizën politike që po trondit Maqedonisë.

Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë e dyfishtë: juridike dhe politike ndërsa opozita duhet të kthehet në Kuvend, ku do të hapej komision hetues për ngjarjet.

Por, epilog juridik, vlerëson ai, patjetër duhet të ketë sepse vetëm ajo politike nuk mjafton.

“Tërësisht jemi të vetëdijshëm për situatën në IRJM. Ndoshta e dini se sot, në konkludimet e Këshillit të BE-së, ka disa deklarata, ka shqetësim në rritje mes vendeve- anëtare për zhvillimin e ngjarjes në vend dhe, nga ana tjetër, familja evropiane i përshëndet përpjekjet e disa euro- deputetëve që të ndërmjetësojnë për zgjidhje politike. Por, për ne është e qartë se sundimi i të së drejtës duhet të respektohet, duhet të ketë hetim të plotë. Gjithashtu, urgjentisht i bëj thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend, atje të hapim komision hetimor i cili do të merret me këtë nga perspektiva politike, por kjo nuk guxon të thotë që mos të hapet edhe aspekti penal i rastit. Këtu ka dy dimensione: penale dhe politike. Pozicioni i KE është i qartë, dy fushat të hapen dhe të zgjidhen në mënyrë transparente. Flasim për një vend me perspektivë evropiane dhe vend i cili duhet t’i respektoj standardet ndërkombëtare dhe evropiane për sundimin e të së drejtës”, thotë Han.

Johanes Han sot kishte takim edhe me kolegen e tij për transport në KE dhe gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me të gjithë kishte takimet dypalëshe, përveç me Nikolla Gruevskin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.