Gruevski erdhi për bisedië me Han, por nuk deshi të fotografohet as për Twitter

Në vijim e sipër është takimi i liderit të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski me euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe euro- deputetët, Ivo Uajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

“Johanes Han dhe euro- deputetët janë në bisedë me Nikola Gruevskin. Urgjentisht kërkohet Qeveri e re. Shih shumicën parlamentare. Kushtetuta patjetër të respektohet”, shkroi në Twitter Majkël Karnitshnig, i cili është pjesë e ekipit të Han, por pa fotografi nga pjesëmarrësit.

Për dallim nga cicërimat e mëparshme nga takimet, ku kishte fotografi nga Han dhe bashkëfolësit e tij, në këtë janë fotografuar vetëm flamujt e Maqedonisë dhe BE-së në sallën ku mbahen takimet e liderëve të partive politike me euro- komisarin.

Gruevski nuk i lejoi as mediat të futen në sallë dhe të marrin inserte nga takimi.

Ai pas Deklaratës që e lexoi para KSHZ-së më 17 dhjetor, ku i qortoi të huajt, nuk është fotografuar me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Paraprakisht Han dhe treshja evropiane kishte takim me liderët e LSDM-së, BDI-së, Besës dhe Aleancës për shqiptarë.