fbpx

Nën rrënojat e Tetovës akoma kërkohen të zhdukurit

-

Ushtria maqedonase me qentë gjurmues dhe banorët e fshatit Shipkovicë janë ende duke kërkuar trupin e gjashtëvjeçares Drita Ahmeti, e cila vdiq në përmbytjet në Tetovë. Hetohet  edhe për  61 vjeçarin banor i fshatit Lisec, i cili pas stuhisë dhe përmbytjeve rezulton i zhdukur. I vërejtur së fundit duke kullotur bagëtinë e tij në një livadh mbi fshat. Viktima e parë mbesa e tij vdiq gjatë fatkeqësisë natyrore. Ajo u gjet në Reçicë të Madhe. Familja e tij thotë se ai është nën rrënojat në Reçicës së Madhe ku sot kontrollohej terreni.

– Nuk ka shumë gjasa të gjejmë trupin. I tërë fshati u varros në baltë, gur dhe pemë. Megjithatë, ne nuk do të dorëzohemi nga afërmit tonë. Ai pasi ka rënë nga f. Lisec, ka filluar stuhia  dhe ka rënë në grykë, drejtpërdrejt në Reçicë të Madhe – tha një i afërm i banorit 61-vjeçar të zhdukur nga f. Lisec.

Në Reçicën e Madhe sot ishte deputeti Xhevat Ademi, i cili jeton në fshat. Ai tha se ende një person është i zhdukur nga f. Poroj, kështu që është e mundur të rritet numri i të vdekurve në shtatë persona, duke përfshirë tre persona nga f. Shipkovicë, vajza nga f. Lisec, gjyshi i saj i zhdukur dhe e zhdukura e gjashtëvjeçarja nga f. Shipkovicë, Drita Ahmeti.

Nga Policia e Tetovës thonë se ata nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me një personin e zhdukur nga f. Poroj. Nëse një rast i tillë mund të raportohet hetimet do të fillojnë.

Rruga që kalon përmes fshatit Shipkovicë është pastruar.

– Jemi duke punuar 24 orë. Këtu është përfshirë  Armata e Maqedonisë, “Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim” dhe vendasit. Por, na duhen disa javë për të pastruar tërë fushën, ku ka shtjella të mëdha të gurëve dhe dheut. Pastaj kemi nevojë për të rregulluar sistemin e ujit që zakonisht furnizohen me ujë të pijshëm. E mira është se shumica e fshatit tashmë ka marrë energji elektrike – tha Arben Alila, president i shtabit të krizës të f. Shipkovicë.

Në Reçicë të Madhe dhe Reçice Vogël situata stabilizohet. Makineria ka hequr sasi të mëdha të gurëve që goditën  rrugët, trotuaret dhe shtretërve të lumenjve. Në këto dy zona prekura, shkatërroi pothuajse të gjithë zonën bujqësore.

– Këtu ka më shumë se 200 hektarë. Unë kam rreth 15 hektarë të mbjella me luleshtrydhe dhe patate, por është zhdukur e gjitha. Për këtë vit, nuk do të ketë asnjë lloj. Shpresojmë se fushat, vitin tjetër përsëri do t’i përdorim.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Vanço Kostadinovski, i cili vizitoi Reçicën e Madhe, premtoi ndihmë bujqve.

– Ekipet e ekspertëve do të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe familjet do të dëmshpërblehen. Për fermerët të cilët kanë humbur bagëtinë ose ushqim blegtoral do të dëmshpërblehen – tha Kostadinovski.

Shtrati i Lumit Shkumbin në Tetovë është tërhequr tërësisht. Pushteti lokal ka angazhuar makineri, e cila i pastron dhe hap sipërfaqet publike nga balta dhe pluhuri që edhe më shumë kohët e fundit e rrit ndotjen e ajrit në qytet. Ende vlen rekomandimi që të mos pihet ujë nga furnizuesi i qytetit, derisa nuk dihen rezultatet mikrobiologjike të marra nga mostrat të ujit nga furnizuesi i qytetit, të cilat janë ekzaminuar në Qendrën e Shëndetit Publik.

Komuna e Tetovës, shpalli dy ditë zie dhe shumë manifestime kulturore dhe sportive janë anuluar, duke përfshirë edhe “Verën kulturore të Tetovës”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.