fbpx

Përmbajtja e sponsorizuar transmetohet rrejshëm si hulumtim i “The Economist”

-

*Përgatiti: Ridona Berisha

Me 29 gusht 2023, mediumi publik RTKlive.com, ka publikuar një artikull me titull ”The Economist“: Kosova me rritje ekonomike, tejkaloi fqinjët ballkanikë”.

Ky artikull u publikua edhe nga portale të tjera si: IndeksonlineRadioGjilaniInsajderMesazhi.comlideri.mk, etj. Po ashtu pati shumë shpërndarje në rrjetet sociale nga zyrtarë të partisë në pushtet dhe mbështetës të tyre, duke e cilësuar si arritje të madhe faktin se një medium prestigjioz po e konfirmon atë që e kanë thënë në vazhdimësi se, Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

Image

Por ky nuk ka qenë hulumtim i revistës “The Economist”, por një artikull i sponosorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me qëllim të promovimit të bizneseve kosovare.

Në webfaqen zyrtare të “Economist Impact”, shpjegohet në krye të artikullit se ai nuk është shkruar nga stafi i ‘The Economist’. “Vendosje të tilla etiketohen qartë si veçori e reklamimit, reklamim, përmbajtje e sponsorizuar, këndvështrim i sponsorizuesit ose fjalë në këtë kuptim kudo që publikohen në faqen tonë të internetit ose aplikacionet tona. As ekipi i lajmeve dhe editorialeve të ‘The Economist’, as ekspertët e pavarur të ‘Economist Impact’, nuk kanë ndonjë përfshirje në krijimin e kësaj përmbajtjeje”, shkruan tek pjesa e informacionit.

Pas reagimeve të shumta, lajmi është edituar nga RTK-ja duke e futur përshkrimin si artikull i sponsorizuar.

Image

Reagime të ndryshme ka pasur edhe në rrjete sociale. Ish drejtori i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka sqaruar se promovimi në “The Economist, është rezultat i një Memorandumi të nenshkruar, nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhs Projekti i USAID, Kosovo Compete, në Dhjetor të vitit 2021”, ndërsa ka shtuar se “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar të paguaj asnjë cent për këtë promovim”.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.