Sipas Shilego, kjo është një prej arsyeve pse pa u siguruar kushtet për transmeton objektiv nëpër mediume, nuk ka mundësi të ketë proces para- zgjedhor dhe zgjedhor korrekt dhe të rregullt.
“Sipas dokumenteve zyrtare të Regjistrit qendror, javorja “Republika” në pronësi të kompanisë “Prva Republika DOOEL” ka realizuar të ardhura prej 1,1 milion euro për tre vite. Në mënyrë identike sikur 13 milion eurot e paguara për Sitel, Kanal 5 dhe Alfa edhe në javoren “Republika” për 3 vite kanë përfunduar 900 mijë euro, para të qytetarëve. Sipas dokumenteve, pronari i “Prva Republika DOOEL” është “Irsine Limited” nga Belize, vendi i njohur i tatimeve për “familjen” dhe Nikolla Gruevskin. Kjo kompani, pronarë i “Republika” gjendet në adresën e njëjtë me kompaninë e famshme “Sirah Limited” deklaroi Shilegov.
Shilegov deklaroi se projekti “E vërteta për Maqedoninë” ka zbuluar se “Sirah Limited” është kompania përmes të cilët Gruevski ka ardhur deri tek parcelat në Vodno ndërsa menaxhuesi i tij është Risto Novaçevski, kumbari i Nikolla Gruevski.
Sipas zëdhënësit të LSDM-së, kjo është arsyeja për të cilën Nikolla Gruevski nuk dëshiron mediume të lira dhe nuk i pranon ligjet evropiane për mediumet.