fbpx

KSHZ: Lista zgjedhore do të pastrohet në hapësira me bllokues të radio- frekuencave

-

Qëllimi i KSHZ është që të zbatoj zgjedhje në suazat e Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit ndërsa rezultatet të pranohen nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje dhe qytetarët, tha kryetari i këtij Komisioni Aleksandar Çiçakovski në konferencën e sotme për shtyp.

Çiçakovski shtoi se KSHZ bën çmos që të bëhet listë zgjedhore ku të gjithë do të besojnë se nuk do të ketë të dhëna të gabuara.

Ai shtoi se ende nuk dihet kur do të filloj kontrolli i kryqëzuar i listës sepse deri më tani kanë lidhur memorandum për bashkëpunim me katër institucione të shtetit. Kryetari i KSHZ tha se deri më tani janë përgatitur procedura interne për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu, janë angazhuar edhe pesë ekspertë të IT-së, prej të cilëve katër janë emëruar nga partitë politike dhe një ekspert ndërkombëtar, i cili është udhëheqës ekipi. Çiçakovski tha se kanë edhe hapësira ku mund të bëhen kontrollimet. Ai tha se në këto hapësira ka të instaluar sistem për siguri informative, video- mbikëqyrja dhe bllokadë për radio- frekuencat.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.