Termi “efikasitet energjetik” në Maqedoninë e Veriut nuk merret seriozisht si nga autoritetet dhe investitorët, ashtu edhe nga vetë qytetarët. Vendi është në fund të Evropës për zbatimin e masave për të zvogëluar konsumin e energjetik, sasia e së cilës është pjesa më shqetësuese për ngrohjen e shtëpive gjatë dimrit, shkruan Meta.mk. Si pasojë, qytetet e Maqedonisë rregullisht gjenden në krye, për ndotje të ajrit, në nivel botëror, ndërsa qytetarët paguajnë fatura paarsyeshëm të larta për energji edhe pse ne jemi një nga vendet më të varfra në Evropë.

Qeveria e tanishme ka bërë një hap pozitiv përpara me hartimin e Ligjit për efikasitet energjetik, i cili aktualisht gjendet në parlament për t’u votuar. Megjithatë, ekspertët theksojnë se hyrja në fuqi e këtij ligji do të jetë e padobishme pa ndryshime të menjëhershme të akteve nënligjore, të dy rregulloreve për karakteristika energjetike të ndërtesave dhe për kontroll energjetik. Përveç rregullimit të legjislacionit, Maqedonia urgjentisht duhet të krijojë një fond kombëtar të efikasitetit të energjetik, i cili do të ishte një vend qendror për të rishpërndarë të gjitha investimet e ardhshme.

 

Miratimi i ligjit, rregullim i akteve nënligjore

Petar Nikollovski, doktor i shkencave teknike, thekson se investimet në efikasitetin energjetik janë të kota nëse nuk dimë se për çfarë do t’i shpenzojmë.

“Efikasiteti i mirë i energjetik është term relativ, i përgjithshëm, vetëm një vlerësim individual. Prandaj, janë të nevojshme parametrat që do të llogariten me saktësi për secilën ndërtesë” – thekson ai.

Për të bërë të mundur këto përllogaritje përpara se të bëhet investimi në objekte, duhet të bëhen ndryshime urgjente në Rregulloren për karakteristika energjetike të ndërtesave dhe Rregulloren për kontroll energjetik, si aktet nënligjore.

Foto nga Portalb.mk
Ndërtesa të reja në vend janë duke u ndërtuar pa i ditur shifrat e sakta për konsumin e tyre të energjetik në momentin e akomodimit të banorëve

Rregullorja aktualisht i trajton karakteristikat energjetike vetëm për ndërtesat e banimit, ndërsa duhet të përfshihen të gjitha shtatë – tetë llojet e ndërtesave që kanë përdorime të ndryshme, nga ato në shëndetësi dhe arsimi e deri te prodhimtaria industriale. Vetë rregullorja duhet të plotësohet me shtatë-tetë dokumente, duke përfshirë të dhënat klimatike për vendin tonë, të cilat do t’u mundësojnë auditorëve energjetikë të përllogaritin koeficientët e efikasitetit energjetik për secilin objekt veç-e-veç.

Si rezultat, çdo ndërtesë në ndërtim ose rikonstruksion do të duhet të ketë të përgatitur elaborat të veçantë si parakusht për të marrë lejen e ndërtimit. Në fund, kur të ndërtohet, objekti do të merrte një pasaportë energjetike ku qartë do të shënohet konsumi energjetik që do ta kenë përdoruesit e objektit në të ardhmen.

Në vend të kësaj, me rregulloret në Maqedoni aktualisht parashihet vetëm nevoja për lëshimin e një konfirmimi me shkrim nga kontrolluesi energjetik, në të cilin thuhet vetëm se objekti i ri plotëson parametrat e përllogaritur për efikasitet energjetik. Në vend që të avancohen vetë aktet nënligjore, me ndryshimet e bëra në periudhën e fundit rregulloret janë zvogëluar për të bërë më të lehtë lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe lejeve për lëshim në përparim të ndërtesave.

“Pas këtyre ndryshimeve të rregulloreve, filluan manipulimet me vërtetimet me shkrim për objektet e reja. Është një sistem kopjimi, ashtu që disa investitorë kanë filluar të paraqesin certifikata identike për ndërtesat që ndërtojnë”, pohon eksperti Petar Nikollovski.

Patjetër duhet të formohet Fond i efikasitetit energjetik

Pasi të miratohet ligji dhe të rregullohen aktet nënligjore, ekspertët theksojnë se Maqedonia do të duhet të lëshohet në investime më të guximshme për të ulur konsumin e energjisë.

Sllavko Mitovski, këshilltar për efikasitet energjetik, thekson që nëpërmjet Programit nacional për rinovim energjetik të ndërtesave kolektive banesore në Bullgari janë investuar 500 milionë euro në rinovim të 2.721 objekteve në periudhën e kaluar. Me programin e ri për efikasitet energjetik do të investohen 1 miliard euro shtesë, me ç’rast pronarët e banesave te fqinji jonë nuk kanë marrë pjesë me mjete vetanake në rinovimin e ndërtesave.

Vet banorët janë inferior, shteti do të duhet të ndihmojë nëpërmjet Fondit për efikasitet energjetik në rinovimin e ndërtesave të vjetra; Foto: Bojan Bllazhevski

Fondi për efikasitet energjetik është i domosdoshëm, thekson Sllavko Mitovski, kurse i njëjti do të mbushej me mjete nga Banka Botërore, nga Bashkimi Evropian, nga taksat ekologjike, nga buxheti i shtetit dhe nga burime tjera.

Së pari duhet të rikonstruktohen objektet publike, siç janë spitalet, shkollat, kopshtet fëminore, ndërtesat komunale, objektet e ministrive dhe agjencitë shtetërore. Sipas përllogaritjes, në Maqedoni për momentin ka 2.441 objekte të këtilla nën ingerencat e institucioneve shtetërore dhe autoriteteve lokale.

Duke u nisur nga fakti që Maqedonia nuk është vend – anëtar i BE-së dhe nuk ka qasje në fondet e saj për efikasitet energjetik, Mitovski propozon objektet publike të rinovohen energjetikisht nëpërmjet revolving kredive pa kamatë, të cilat do t’u kishin mundësuar institucioneve t’i kthejnë kreditë nëpërmjet kursimeve të realizuara vjetore të energjisë pasi të përfundojë zëvendësimi i dritareve dhe dyerve dhe do të vendosen kulme të reja dhe fasada energjetike efikase.

“Me rinovimin energjetik do të bëhen minimum 50 përqind kursime të energjisë dhe të mjeteve financiare. Varësisht nga pakoja e masave për efikasitet energjetik të cilat do të zbatohen, periudha e pagesës do të jetë ndërmjet 5 deri 6 vite”, thekson Mitkovski.

Nga Ministria e Financave për “Meta.mk” informojnë që pikërisht formimi i Fondit për efikasitet energjetik, së bashku me investimet e para në efikasitetin energjetik në objektet publike, do të fillojë vitin e ardhshëm. Shteti nëpërmjet kredisë prej 25 milionë euro nga Banka Botërore do të investojë në Projektin për efikasitet energjetik në sektorin publik. Prej tyre, 5 milionë euro do të ndahen për formim të fondit nacional, derisa mjetet tjera janë dedikuar për rinovim të institucioneve shëndetësore dhe për objekte nën ingerenca të autoriteteve lokale, si dhe për mbështetje teknike dhe implementim të projektit.

“Gjatë projektit parashihet rinovim, përafërsisht i 100 ndërtesave në nivel lokal dhe në nivel qendror. Kohëzgjatja e projektit është pesë vite, përkatësisht deri në vitin 2025”, informojnë nga Ministria e Financave.

Nga Ministria për Ekonomi konfirmojnë që investime më të konsiderueshme për efikasitet energjetik së pari do të bëhen në objektet publike.
Në vitin 2020 duhet të fillojë përpunimi i tipologjisë së ndërtesave në sektorin residencial, me të cilin do të bëhet këqyrje në konsumin real të energjisë në ndërtesat kolektive dhe shtëpitë nëpër vend. Në bazë të tipologjisë së këtillë, shteti do të përpilojë Strategji për rikonstruktim të ndërtesave për banim, ndërtesave publike dhe komerciale, edhe atë në afat prej dy viteve pas hyrjes në fuqi të Ligjit për efikasitet energjetik.

“Pas parashtrimit të rregullores përkatëse ligjore për formim të Fondit për efikasitet energjetik, fillimisht është planifikuar mjetet nga Fondi për efikasitet energjetik të dedikohen vetëm për financim të projekteve për efikasitet energjetik në sektorin publik”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Përkundër labirinteve juridike dhe dokumenteve të shumta që duhet të miratohen para realizimit të investimeve, organizatat të cilat merren me implementimin e masave për efikasitet energjetik theksojnë për numra alarmues për gjendjen në të cilën gjendet fondi banesor në vend.

Nga “Habitat Maqedoni” theksojnë që vetëm 30 përqind e popullatës në vend jeton në shtëpi me izolim termik. Rreth 80 përqind e fondit banesor është ndërtuar para vitit 1991. Vetëm për rikonstruktim në drejtim të implementimit të efikasitetit energjetik në ndërtesat banesore, këtij vendi do t’i nevojiten mbi 500 milionë euro si potencial i vlerësuar investues.

Rinovimi i kulmit, realizimi i fasadës së re ose zëvendësimi i dritareve dhe dyerve është proces kompleks në ndërtesa kolektive, për të cilat nevojitet pëlqim nga të banorët të cilët jetojnë në objektin, thonë nga “Habitat Maqedoni”.

Përvoja e tyre tregon që organizimi gjatë rikonstruktimit të ndërtesave është sfida më e madhe me të cilën ballafaqohet investimi në efikasitetin energjetik. Mënyrë tjetër e rritjes së efikasitetit energjetik është blerja e trupave të ri për ngrohje dhe aparate në ekonomitë shtëpiake, të cilat harxhojnë më pak energji.

Qeveria e Maqedonisë në këtë moment bën shpërndarje të subvencioneve për blerje të inverterëve për 10.000 ekonomi shtëpiake në qytetet me ndotje enorme në vend. Pritjet e qeverisë janë të zvogëlohet konsumi i drunjve dhe naftës për ngrohje të ekonomive shtëpiake, me çka do të ishte zvogëluar ndotja e ajrit. Në të ardhmen, nëpërmjet programeve të Fondit nacional për efikasitet energjetik do të ketë mundësi në mënyrë më sistematike të investohet pikërisht edhe në këtë aspekt të efikasitetit energjetik.

Ajri i ndotur – Shkup

Konsum më i vogël i energjisë do të thotë ndotje më e vogël

Benefiti më i rëndësishëm nga investimet e mëdha në zvogëlimin e konsumit të energjisë në nivel nacional është pikërisht reduktimi i ajrit në qytetet. Eksperti Petar Nikollovski thekson që ekziston lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet efikasitetit energjetik dhe ndotjes së ajrit.

“Për sa përqind do ta zvogëlojmë konsumin e energjisë, për aq do të zvogëlohen ndotja e ajrit” sqaron ai.

Ai thekson që qytetarët e Maqedonisë si e para jetojnë në ndërtesa individuale. Pjesë e madhe e tyre ose nuk kanë fasada, ose nuk kanë izolim termik në kulm, ndërkaq në disa raste, është e domosdoshme të ndërrohen dritaret dhe dyert për t’u mbajtur nxehtësia në shtëpinë. Qytetarëve duhet t’u shpjegohet që investimet e këtilla mund të çojnë drejt zvogëlimit të konsumit të drurit apo naftës për ngrohje të shtëpisë në periudhën e dimrit, me çka automatikisht do të ishte zvogëluar ndotja nga oxhakët.

“Habitat Maqedoni” ka bërë përllogaritje, të cilat tregojnë që rikonstruktimi energjetik efikas i 60 ndërtesave banesore do të çonte deri në zvogëlim të konsumit vjetor të energjisë në shumë prej 7.910 megavat orë, derisa në ajër do të ishin lëshuar 3.670 tonelata dioksid karboni më pak nga shtëpitë. Kjo donë të thotë ajër më i pastër që e thithin të gjithë qytetarët.
Edhe nga Ministria e Financave presin përmirësime të konsiderueshme të cilësisë së ajrit pas realizimit të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik nëpërmjet kredisë nga Banka Botërore.

Edhe ekspertët edhe autoritetet shtetërore pajtohen që investimi në efikasitet energjetik është hap që nuk mund të prolongohet dhe duhet të fillojë sa më shpejtë. Maqedonia është një nga vendet e rralla evropiane në të cilat nuk është formuar Fond për efikasitet energjetik, as nuk është rregulluar rregullorja e kësaj sfere.

Hapat që duhet të ndërmerren tash më janë të njohur, ndërsa përvojat e vendeve fqinjësore mund të shfrytëzohen për aplikim më të shpejtë energjetik tek ne. Pa ngritje të vetëdijes për nevojën për investime, ajri në qytetet do të mbetet i ndotur edhe në vitet e ardhshme, ndërsa të gjithë ne do të vazhdojmë të vuajmë nga lartësia e mjeteve të cilat i ndajmë për pagesë të faturave për ngrohje dhe ftohje.

Ndotja e ajrit, Shkup
Ndotja e ajrit, Shkup