RMV, ka rritje të kredive për konsumatorë, banesa dhe automjete

-

Nëse analizohen sipas dedikimit të kredive që janë aprovuar për persona fizikë te kategoritë më të përfaqësuara – kredi për konsumatorë dhe kredi për banesa në dhjetor, vitin e kaluar kanë shënuar rritje mujore prej 1.3 përqind dhe 2 përqind si dhe rritje vjetore prej 14.6 përqind dhe 12.7 përqind, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore. 

Foto nga BPRM

“Kreditë për automjete në dhjetor kanë shënuar rritje mujore dhe vjetore prej 1.6 përqind, përkatësisht 1.4 përqind. Kreditë e aprovuara në kartela kreditore janë zvogëluar për 0.3 përqind dhe 2.6 përqind, në bazë mujore dhe vjetore, përkatësisht. Te saldot negative të llogarive rrjedhëse është evidentuar rënie mujore dhe vjetore prej 13.2 përqind dhe 1.7 përqind, në mënyrë përkatëse, derisa kreditë e miratuara në baza tjera, këtë muaj janë më të ulëta në nivel mujor dhe në nivel vjetor për 0.4 përqind, përkatësisht 10.6 përqind”, ka bërë të ditur Banka Popullore.

Depozitat e përgjithshme, në dhjetor kanë shënuar rritje mujore dhe vjetore prej 3.4 dhe 9.5 përqind. Rritja mujore dhe vjetore është rezultat i rritjes së depozitave në të dy sektorët, që është më e theksuar në sektorin “ekonomi shtëpiake”.

Në dhjetor, kreditë e përgjithshme janë zmadhuar për 1.9 përqind në krahasim me muajin e kaluar, si rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me ç’rast kontributi më i madh është në sektorin korporativ. Në bazë vjetore, kreditë e përgjithshme janë më të larta për 6 përqind, në kushte të rritjes më të madhe të kreditimit në sektorin “ekonomi shtëpiake”.

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...