fbpx

Hapet Kontakt Qendra për bashkëpunim policor ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

-

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankuloska, tha se lëshimi në përdorim i kësaj kontakt qendre është vërtetim për marrëdhëniet e mira të Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe pas disa muajve punë prove apo periudhë pilot të kontakt qendrës, sipas saj sot mund të konstatohet se në aspektin teknik kjo qendër funksionon shkëlqyeshëm, që do të thotë oficerët e policisë nga të dy anët e kufirit u mundësohet të kryejnë detyrat e tyre dhe të shkëmbejmë mendimet në hapësira të përbashkët. “Mund të konstatoj se iniciativa të tilla në bashkëpunim të përbashkët kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve të mira të mëtejshme, për ndryshe ky vendkalim kufitar është mjaftë frekuent, ku gjatë vitit kalojnë mbi 2 milion persona”, u shpreh Jankulovska.

Në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme”, ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB), Gordana Jankuloska, me homologun e saj kosovar, Skënder Hyseni, lëshuan në përdorim Kontakt Qendrën e përbashkët për bashkëpunim policor “Dolno Blace”, ku mori pjesë edhe ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maqedoni, Ralf Breth.

Ministri i Kosovës, Skënder Hyseni, duke theksuar se hapja e kësaj qendre të kontaktit për bashkëpunim policor ndërmjet dy vendeve është një dëshmi shtesë për marrëdhëniet e mira shtoi: “Bashkëpunimi rajonal është një dimension të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës i jep rëndësi prioritare dhe siç kemi biseduar me kolegen time edhe në takimin tonë të parë që ka ndodhë në Beograd, bashkëpunimi i policive të rajonit në luftimin e të gjitha llojeve të krimit tej kufitar është i pazëvendësueshëm”.

Hyseni në vijim tha se Kosova dhe Maqedonia janë duke punuar në një numër marrëveshjesh tjera të bashkëpunimit që do ta avancojnë më tej dhe në këtë drejtim sipas tij të dy vendet fqinje shohin drejt integrimeve euro-atlantike. Ai gjithashtu shpreson në ditën kur qytetarët e të dy vendeve fqinje do të udhëtojnë jo vetëm pa pasaportë, por edhe pa letërnjoftim në të dy drejtimet.

“Bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni për Kosovën ka rëndësi të veçantë, përpos substancës edhe si mesazh i pjekurisë së Ballkanit Perëndimor të integrimeve atlantike”, u shpreh Hyseni. Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth, tha se kjo kontakt qendër prezanton një shembull të suksesshëm bashkëpunimi dhe vetëbesimi ndërmjet dy shteteve, duke shtuar se OSBE në Shkup është angazhuar fort për të mbështetur aktivitete të tilla dhe promovimin e praktikave më të mira mbi rajonin. Autoritetet e dy vendeve kanë konfirmuar se marrëveshja e kalimit të kufirit me letërnjoftim do të fillojë të zbatohet së shpejti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.