Miliardat e Dragit rrënuan euron, por i ngritën aksionet

 

Programi kryesor i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për blerjen e obligacioneve pritet ta përforcoj ekonominë në eurozonë, por kjo vetvetiu nuk pritet të jetë e mjaftueshme, vlerësoi drejtoresha e Fondit Ndërkombëtar Monetar ( FMN), Kristin Lagard, duke u bërë thirrje qeverive të zbatojnë reforma strukturale.

-Do të duhej të ndihmoj, por kjo vetvetiu nuk do të mjaftoj që të ringjallet ekonomia evropiane dhe që të nxit rritje. Nevojiten reforma të thella strukturale që të ndihmohet konkurrenca- tha Lagard duke komentuar njoftimin e BQE për lëshimin e qindra miliard eurove në eurozonë.

BQE dje mori vendim pa presedent në historinë e eurozonës duke zgjeruar programin për blerjen e mjeteve dhe obligacioneve shtetërore edhe atë në shumë mujore prej 60 miliard euro. Programi do të filloj në muajin mars ndërsa do të zgjat deri në shtator të vitit 2016. Me këtë vlera e përgjithshme e programit tejkalon shifrën prej 1000 miliard euro. BQE mori këtë hap pasi masat e mëhershme, siç janë ulja e interesit në nivel të ulet rekord, lirimi i kredive afatgjate si dhe blerja e mjeteve nuk i dhanë frytet e pritura.

-Do të shohim a do të ketë efekt. Besimi është kyç. Ekziston rrezik serioz kundër të cilit BQE vepron, nga inflacioni shume i dobët madje edhe deflacioni – tha Lagard.

Nëpër bursat aziatike çmimi aksioneve sot shënoi rritje të madhe sepse investuesit shpresojnë që masat e reja të BQE do të freskojnë ekonomin në eurozonë ndërsa vlera e euros në krahasim me atë të dollarit është në nivelin më të ulët në 11vitet e fundit.

-Shumë njerëz vlerësojnë se ky program përnjëherë nuk do t’i zgjidh problemet- thotë Xhon Kabali strateg i kompanisë “El Pi El Fajnenshell”.

-Mario Dragi nxori bazuke… blerja e madhe e obligacioneve nga BQE do t’i ulë rezervat, por pritjet inflatore i shtyjnë për së larti. Tani për tani duket se tregjet nuk janë të pastra lidhur me atë se si duhet të jete reagimi i tyre- thotë analisti i Bankës Kredit Agrikoll Dejvid Kibel duke shtuar se tregu i obligacioneve për momentin gjendet mes dy mureve.

Mbështetje në treg jep edhe rritja e çmimit të naftës në tregun amerikan për 90 cent pas lajmit për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite Abdullah dhe se udhëheqësi i ri me këtë vend është gjysmë- vëllai i tij Selmani.

-Mbreti Abdullah ishte arkitekt i strategjisë se deritanishme për mbajtjen e nivelit të lartë të prodhimit të naftës që të largohen lojtaret e vegjël nga loja, në vend që të ulet prodhimtaria. Frika nga e panjohura mund të sjell rritje të çmimit të naftës –konsideron Xhon Kildud nga “Kapital El El Si”.

Analistet e shtëpisë se brokerit për këmbim të jashtëm Admiral Markets vlerësojne se euro me siguri do të vazhdoj të bie në raport me valutat tjera gjegjësisht me dollarin amerikan.

“Nëse situata në eurozonë nuk përmirësohet së shpejti dhe program për lëshimin e parave zgjatë mundet që për një ose dy vite euro të bie në nivelin e dollarit, vlerësojnë analistët e Admiral Markets.

Masat e reja e kanë vendosur euron nën presion kështu që sot 1 euro shitet 1,1370 dollar ndërsa për një moment zbriti deri në 1,1316 që është çmimi më i ulët në 11vitet e fundit. Dje euro sillej prej 1,1570 dollarë. Valuta evropiane gjithashtu shënoi rënie edhe në krahasim me frangun dhe jenin kështu që sot 1 euro është 0,9870 frang gjegjësisht 134,28 jen.

Guvernatori i BPM Dimitar Bogov sot vlerësoi se rënia e vlerës së euros në krahasim me valutat tjera nuk do të ndikoj ndaj poseduesve të kredive devizore dhe kredive me klauzolë devizore në euro për shkak të kursit fiks të denarit në raport me euron. Megjithatë, Bogov theksoi se rritja e vlerës së valutave tjera të huaja negativisht do të ndikoj ndaj atyre që kanë kredi lidhur me dollar ose frang, por shtoi se numri i tyre është i vogël.