Dhjetëra qytetar dhe gazetar u grumbulluan para Muzeut të luftës revolucionare për të shënuar 2 vjetorin e protestës kur u arrestuar gazetari Tomisllav Kezharovski. Për herë të parë në përvjetor mori pjesë edhe Kezharovski me familjen.

Nisma për këtë vjetor ishte e Kezharovskit. Ai në profilin e tij në Facebook shkroi se dëshiron t’u falënderoj kolegëve për mbështetjen gjatë kohës që qëndronte në arrest.

“Erdha në këtë vend që të shpreh falënderim për kolegët dhe mbështetësit e mi për lirinë e fjalës, që në këtë ditë para 2 viteve ngritën zërin kundër vendimit të gjyqit që të dënohem me 4 vjet e gjysmë për një tekst të shkruar. Atëherë nuk kisha mundësi të jem me ta. Isha në burg. Nuk isha as vitin e kaluar kur u shënua 1 vjetori. Por tani në këtë ditë jam këtu ku policia ngriti dorë mbi gazetarët, ku policia ngriti dorë mbi njeriun e me mendje të shëndoshë, ku dikush deshi ta hesht popullin” deklaroi Kezharovski.