Intensivisht largohen ngjyrat e “Revolucionit laraman”

Skulpturat e luanëve që gjenden në hyrje të urës “Goce Dellcev” të cilat më 23 prill të këtij viti ishin të ngjyrosura nga pjesëtarët e “Revolucionit laraman”, këto ditë po pastrohen në mënyrë intensive.

Një pjesë janë pastruar tërësisht ndërsa të tjerat po pastrohen gradualisht.

Këtë verë shumë përmendore ishin ngjyrosur në suazat e protestave të “Revolucionit laraman”, që filloi pasi i pari i vendit Gjorgje Ivanov fali një grup të madh njerëzish, mes të cilëve edhe anëtarë të partisë në pushtet, të dyshuar për krim të rëndë.

Ja si dukeshin luanët pas ngjyrosjes:

Еве какви се денеска: