Qeveria e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 ka ndarë 30.6 miliardë denarë ose rreth 497 milionë euro për paga dhe kompensime në administratë, që është rritje për 325 milionë denarë apo 53 milionë euro në raport me buxhetin e vitit 2019, në të cilin për këtë qëllim janë paraparë 27.3 miliard denarë apo rreth 444 milion euro, tregoi analiza e “Meta.mk” e propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, të cilin do ta publikojmë në vazhdimësi.

Të dhënat kanë zbuluar se rritja është paraparë te rrogat bazë, dhe në pajtim me të edhe kompensimet, derisa ulje minimale ka te kompensimet.

Në buxhetin e vitit 2020-të, ka të ardhura të parashikuara prej 222.3 miliardë denarë (3.6 miliardë euro), që paraqet rritje prej 5.6 për qind krahasuar me këtë vit. Te pjesa e të dalurave të buxhetit është planifikuar rritje prej 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, për çfarë të dalurat në totoal kapin vlerën prej 239.7 miliardë denarë (3.8 miliardë euro).

Ministrja e Financave, Nina Angellovska gjatë prezantimit të propozim-buxhetit tha se bëhet fjalë për buxhet real, i cili i përcakton prioritetet dhe paratë e qytetarëve aty ku do të japin efekt më të mirë dhe rezultate.

“Ashtu siç dëgjuat nga kryeministri, ky vit buxhetor është destinuar për kapitalin njerëzor. Do të doja pak të sqaroj se çfarë nënkuptojmë me atë. Si shtet, ndeshemi para sfidës më të madhe: si ti mbajmë qytetarët tanë në shtet, si t’u ofrojmë kushte më të mira dhe t’i bëjmë më të lumtur dhe më të motivuar në vendet e punës së tyre? Edhe pse nuk jemi shteti i vetëm në këtë situatë dhe me këtë sfidë përballen edhe shtetet në rajon, sërish, me indeksin matës të kapitalit njerëzor (Human Capital Index), të cilin e matë Banka Botërore, nga 0.53 jemi të vetëdijshëm që mbetemi edhe prapa miqve tanë. Indeksi prej 0.53, çdo i ri i ri, i cili lind, edukohet dhe jeton në shtetin tonë, ka kushte të porosisë vetëm 53 për qind të potencialit të tij, gjegjësisht, nga tërë potenciali që e ka një individ i ri i cili zhvillohet në mjedis të shëndetshëm me arsimim cilësor dhe kushte për jetë”, tha Angellovska.

Ajo ka shtuar se është e orientuar drejt njerëzve dhe drejt përmirësimit të kushteve në të cilat njerëzit do të mund të përmbushin më shumë nga potenciali i tyre.

Numrat nga propozim-buxheti tregojnë se të punësuarit në administratë do të duhet që vitin e ardhshëm ta tregojnë potencialin e tyre në raport të asaj që është rritje drastike e pagave të tyre.