Përdoruesit e Facebook-ut nga Republika e Maqedonisë së Veriut janë grupi i synuar i reklamave që i çojnë ata të vizitojnë faqe të internetit që mund të plaçkiten. Këto reklama duket sikur ofrojnë informacione mbi disa probleme dhe trazira në Suedi dhe duke klikuar në linkun që e bën ri-drejtimin deri te lidhjet në faqet e kriptovalutave në të cilat është instaluar softuer qëllimkeq shkruan faqja e projektit “Me mendim kritik deri te qytetarë me shkathtësi mediatike –KriThink.mk”, transmeton Meta.mk.

Reklamat për përdoruesit e Maqedonisë transmetohen përmes “gjeotargetimit” – përzgjedhja e vendndodhjeve gjeografike për audiencë të cilëve duhet të shfaqen të ashtuquajturat postime të sponsorizuara nga faqet që me emrin dhe përmbajtjen e tyre nuk kanë asnjë lidhje as me vendin, as me temën e reklamave.

Për shembull, një faqe e tillë në Facebook quhet “Liam Neeson Legend” ose “Liam Nison – Legjenda”. Në dukje fitohet përshtypje se personazhi dhe imazhi i aktorit të famshëm nga Irlanda e Veriut përdoret për të tërhequr fansat e tij drejt linqeve të dyshimta që nuk kanë asnjë lidhje me të. Por sipas opsioneve që i ofron Facebook-u për reklama, njerëzit të cilëve u shfaqen nuk është domosdo të jenë adhurues të faqes, nëse opsioni i gjeotargetim sipas vendeve.

Në të njëjtën kohë, ato postime nuk janë të arritshme përmes vetë faqeve. Postim për të cilin ekziston opsion që mos të shfaqet në pjesën (Fshij nga faqja), ndërsa të mbetet në dispozicion në Facebook. Në këtë mënyrë, administratorët mund të fshehin gjurmët. Është mjaft interesant që faqja me personazhin e Nisonit ka vetëm 10 fansa, ndërsa disa nga komentet kanë ikonografi nacionaliste serbe.

Facebook-u para do kohe ka instaluar opsione për kontroll në “transparencën e faqes” (Page Transparency) deri te e cila qasja shkon përmes një lidhjeje në të djathtë nën seksionin “komuniteti” (Community) dhe “rreth faqes” (About). Në këtë seksion janë renditur të dhëna si, kur është krijuar faqja, a e ka ndryshuar emrin më parë, sa administratorë ka dhe nëse aktualisht lëshon reklama.

Në faqen e supozuar për Liam Nison mund të shihet njëkohësisht lëshon rreth dhjetë reklama të destinuara për popullatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të gjitha me variante me temën “trazira në Suedi”. Në mënyrë të ngjashme, përdoren edhe faqet e Facebook-ut që në shikim të parë janë të dedikuara për adhuruesit e autorëve të tjerë, siç është amerikani Entoni Majkëll Holl (Anthony Michael Hall).

Duke klikuar në ato lidhje, përdoruesit të cilët kanë instaluar softuer për mbrojtje, siç janë antivirus ose anti-spyware. Variantet më të mira të mbrojtjes së këtillë plotësisht e ndalojnë vizitën e këtyre ueb faqeve.

Për shembull, antivirusi BitDefender tregon që bëhet fjalë për softuer qëllimkeq që është i instaluar në një internet-server (cloud malware) dhe nuk lejon qasje (hyrje) në të. Softueri i tillë mund të përdoret për të vjedhur nga përdoruesi të dhënat personale, numrat e kartave të kreditit dhe informacione të tjera në dëm të tij.

ÇKA MUND TË BËJNË PËRDORUESIT E RËNDOMTË TË FACEBOOK-ut

Për përdoruesit që vërejnë reklama të tilla rekomandohet të raportojnë duke përdorur menunë në këndin e sipërm të djathtë të reklamës (…Report Ad/Misleading or Spam). Ashtu do t’i ndihmoni Facebook-ut t’u kushtojë vëmendje këtyre reklamave dhe t’i parandalojë ato të shfaqen në të ardhmen.

Pas raportimit të një postimi të dyshimtë, Facebook ofron mundësi për të informuar dhe zgjedhur më tej opsionet për shfaqjen e reklamave të ardhmen.

Pasi raportimi do të pranoni edhe sqarim përse pikërisht juve u është shpallur ajo reklamë: sepse është paguar për t’u shfaqur njerëzve në grupmoshën tuaj (në këtë rast mbi 18 vjeç) dhe në një lokacion të caktuar parësor (në këtë rast Republika e Maqedonisë së Veriut).

Një shpjegim në Facebook për “Pse e shihni këtë reklamë” me shpjegimin se është paguar për t’u shfaqur njerëzve me karakteristika të caktuara demografike.

Nëse keni klikuar në reklamë të tillë e më pas në faqen ku ju ka dërguar ajo, ku i keni lënë të dhënat personale, ose dyshoni se përmes softuerit qëllimkeq ka mundësi të depërtohet në kompjuterin tuaj, atëherë:

  • Kontaktoni profesionist të TI-së për të instaluar antivirus duhur dhe të kontrollojë kompjuterin tuaj.
  • Nëse autorët e këtyre faqeve kanë pasur qasje në të dhënat tuaja, raportoni rastin në njësinë e krimit kibernetik në MPB. Këtë mund ta bëni këtë përmes stacionit kompetent policor (tel. 192) prej ku më pas do t’ju lidhin me kolegët e tyre. E-maili kundër krimit kibernetik në internet është cybercrime@moi.gov.mk.

 

E PËRSE PIKËRISHT SUEDIA?

Suedia si anëtare e Bashkimit Evropian e cila ka një reputacion të lartë si vend i mirë për të jetuar vitet e fundit ka qenë cak i propagandës ruse, si dhe propagandës nga regjimet që, ashtu si Kremlini, kanë synime të ngjashme për të parandaluar integrimin e Evropës në një tërësi.

Vitet e fundit nëpër Evropë, nga qendra të caktuara propagandistike, janë lëshuar në qarkullim një sërë dezinformatash që kishin për qëllim t’ua ndërrojnë bindjen banorëve të atyre vendeve që të mendojnë për të lëvizur në Suedi, si pjesë e tregimit se “të gjithë janë të njëjtë” ose “gjithandej është keq”.

Si pjesë e këtij trendi, për opinion në Maqedoni janë plasuar një sërë pretendimesh tendencioze dhe të pabazuara si:

  • Gënjeshtër që “Sorosi kontrollon 65% të eurodeputetëve suedezë” në shkurt të vitit 2017, ndërsa qeveria e VMRO-DPMNE-së po realizonte “desorosoizimin” e paralajmëruar nga Nikolla Gruevski pas zgjedhjeve të dhjetorit.
  • Gënjeshtra sensacionaliste “për luftën civile që është ndezur në Suedi“për shkak të migrantëve në shkurt të vitit 2016.
  • Gënjeshtra ksenofobike për “shpërthime, përdhunime dhe vrasje” të shkaktuara nga migrantët në Malme në gusht të vitit 2015.
  • Barazim propagandistik i Suedisë me djallin për shkak të fitores në Eurovizion, si pjesë e storjes për komplot nga Perëndimi në maj të vitit 2015.
  • Si dhe përhapja dezinformatave për shkallën e përdhunimeve të fëmijëve dhe të të miturve në Suedi si një lloj “argumenti” kundër vlerave liberale dhe angazhimit për të drejtat e njeriut.

Ka gjasa të mëdha që njerëzit të cilët janë mësuar të “gëlltisin” dezinformata të tilla për arsye politike jan[ vlerësuar se lehtë mund të bien nën ndikimin e dezinformatave edhe për arsye tregtare. Kështu, hajdutët në internet, të cilët qëllimisht u drejtohen përdoruesve të Facebook-ut nga Maqedonia me storje bombastike të shkatërrim të Suedisë mbase vlerësojnë se do të përfitojnë nga niveli i ulët i shkrim-leximit mediatik dhe nga gatishmëria për të besuar pretendimeve që përkojnë me qëndrime paraprakisht të imponuara politike.

Eksploatimi i propagandës politike nuk është risi për Ballkanin. Kështu, për shembull, ndjenjat pozitive të instaluara ndaj Rusisë të ngjallura përmes një fushate mediatike shumëvjeçare, përdoren gjithashtu për të shitur revista për mjekësi alternative, në të cilat Rusia paraqitet si “fuqi botërore” në fushën e shëndetësisë.