fbpx

Mungesa e vendkalimeve të përbashkëta kufitare e vështirëson punën e hekurudhës

-

Maqedonia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për vendosje të kontrolleve të përbashkëta kufitare në trafikun hekurudhor qysh në vitin 2011, por deri më tani ndërtesa e përbashkët për shërbimet doganore, policore dhe inspektuese nuk është ndërtuar. Sipas informatave nga Ministria e transportit dhe lidhjeve për “Meta.mk” objektin duhet ta ndërtojë pala kosovare në Han të Elezit dhe pas kësaj i gjithë kontrolli kufitar midis dy vendeve do të kryhej në një vend, transmeton Meta.mk.

Por vonesa e ndërtimit të objektit të përbashkët midis Maqedonisë dhe Kosovës nuk është problemi i vetëm për trafikun hekurudhor ndërkombëtar. Vendi ynë dhe Serbia duhej të vendosin kontroll të përbashkët kufitar, dhe kësaj radhe detyrimin për të ndërtuar objektin e ardhshëm e ka vendi jonë dhe të duhet të realizohet në stacionin hekurudhor në Tabanovc. Megjithëse marrëveshja midis qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë u nënshkrua në vitin 2015, fondet për vendkalimin e përbashkët kufitar po sigurohen vetëm tani, ndërsa fillimi i kontrolleve të përbashkëta kufitare do të presë deri në vitin 2023.

Nga Hekurudhat e RMV-së – Transporti për Meta.mk theksojnë se objektet e përbashkëta kufitare nuk janë në juridiksionin e tyre, por që janë shumë të interesuar lidhur me pritjen e trenave për kontroll kufitar në të dy anët e kufirit. Ata theksojnë se përfitimet nga vendosja e kontrolleve të përbashkëta kufitare kryesisht kanë të bëjnë me uljen e formaliteteve doganore. Dërgesat me tren do të arrijnë më shpejt te klientët, ndërsa do të rritet edhe qarkullimi i trenave për transport të mallrave në vendkalimet kufitare.

Objekt i përbashkët për kontroll kufitar midis Bullgarisë dhe Rumanisë në Stacionin hekurudhor Vidin; Foto: Bojan Blazevski.

Përveç me Serbinë dhe Kosovën, marrëveshje për kontrolle të ardhshme të përbashkëta të kufijve do të duhet të nënshkruhen edhe me Greqinë, por është gjithashtu çështje se kur do të zbatohet.

“Me Republikën e Greqisë, procedura për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale në të dy vendkalimet është në fazë të përparuar”, thonë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Në rastin e Greqisë, në vendkalimin Gjevgjeli – Idomeni do të duhet të ndërtohet një ndërtesë e përbashkët kufitare në Gjevgjeli. Në vendkalimin Kremnica-Nea Kafkasos, Greqia do të marrë përsipër ndërtimin e një objekti të tillë në Nea Kafkasos. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski theksoi në shkurt të këtij viti se të dy vendet duhet të përfundojnë tekstin e Marrëveshjes për përcaktim të procedurave kufitare për të dy vendkalimet hekurudhore, por një dokument i tillë nuk është nënshkruar deri më sot.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.