fbpx

MOST: Sistemi jo- funksional është shkak për mosbesimin në listën zgjedhore

-

Çfarëdo që të veproj KSHZ në këtë periudhë s’do të mund të pastroj listën pa bashkëpunim me institucionet tjera kompetente për dorëzimin e listës zgjedhore, vlerësojnë nga Asociacioni civil “Most”.

MOST vlerëson se një pjesë e problemeve në listën zgjedhore dalin edhe nga nevoja e çuditshme për ndryshim të shpeshtë të emrave të rrugëve nga komunat, që në disa raste tërheq me vete edhe ndryshimin e numrave të shtëpive, ku nuk ekziston mekanizëm mes institucioneve për azhurnimin e adresave të qytetarëve.

Pasi KSHZ do t’i mbaroj kontrollet administrative dhe në terren dhe do të konstatoj gjendjen faktike, nga MOST thonë se institucionet kompetente pritet të gjejnë mënyrën e duhur për fshirjen e listës zgjedhore të personave që në mënyrë joligjore kanë paraqitur vendbanime dhe kanë marrë letërnjoftim.

MOST apelon deri te qytetarët që të paraqesin çfarëdo parregullsie në Listën zgjedhore, çfarëdo presionesh dhe çfarëdo tentimi për ryshfet ndaj votuesve në linjën falas 080 080 080.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.