fbpx

KSHZ do të kryqëzoj të dhënave dhe më pas do të shqyrtoj nëse kanë bazë denoncimet e qytetarëve

-

KSHZ sot njëzëri ka vendosur që lidhur me qindra denoncimet nga qytetarët të merr vendim pasi të përfundoj kryqëzimi i të dhënave nga institucionet, njofton televizioni “Telma”.

“Kjo ka të bëjë me denoncimet e qytetarëve që nuk jetojnë në këtë adresë, janë shpërngulur apo jetojnë jashtë shtetit. Edhe pse personi është në punë të përkohshme më shumë se tre muaj apo një viti, ai ka të drejtë të shkruhet në listën e zgjedhësve dhe personat e tillë shkruhen me yll” deklaron Atanas Urumov, anëtar i KSHZ-së.

Denoncimet për persona të vdekur që qëndrojnë në listën zgjedhore, KSHZ do t’i shqyrtoj në Drejtorinë për menaxhimin e librave amë ndërsa ato për aftësi të marrë afariste nëpër Gjykata themelore të shtetit. Gjithashtu, në institucionet kompetente do të kontrollohet nëse në lista ka persona të mitur apo persona që nuk janë shtetas të Maqedonisë.

“Edhe pse lista zgjedhore menaxhohet sipas regjistrimit të shtetasve të RM-së, megjithatë edhe në këtë bazë kërkoj KSHZ përmes shërbimit profesional të kryej ekspertizë në regjistrin e shtetasve të RM-së, që udhëhiqet në MPB dhe për të njëjtën në mënyrë kthyese të njoftoj KSHZ-në” reagon Urumov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.