Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini e kanë përshëndetur dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë nga presidenti Gjorge Ivanov dhe për ta shqyrtuar qëndrimin e tij.

“E mirëpresim vendimin e presidentit Gjorge Ivnaov për t’ia  dhënë mandatit për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit, si një hap të rëndësishëm në procesin e formimin e Qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike”, thuhet në deklaratën e përbashkët

Mogerini dhe Han gjithashtu u bëjnë thirrje partive parlamentare që së bashku të punojnë në agjendën për reformat, për ta kthyer vendin në rrugën euro-atlantike.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare që t’i lënë anash dallimet dhe bashkë të punojmë në reformat e përbashkëta, që ta kthejnë shtetin në rrugën evropiane. Njerëzit e meritojnë këtë. Ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë në përpjekjet e saja për reforma”, thuhet në deklaratën e përbashkët.